Princ Harry i Britanisë së Madhe është bërë sërish protagonist i mediave dhe rrjeteve sociale, pasi ndoqi një ndeshje volejbolli për personat me aftësi të kufizuara. Ai kaloi disa momente gazmore me një vogëlushe kur "e kapi" atë duke i vjedhur kokoshkat. Emily Henson, vetëm 2-vjeç qëndronte në prehrin e nënës së saj, ngjitur me Princ Harryn. Kur Harry pa se po i vidhnin kokoshkat nisi të luajë me vajzën.

Mediat britanike shkruajnë ndërkohë se vogëlushja është vajza e një ish-ushtaraku britanik, pjesë e skuadrës së Princit në misionin e tij ushtarak në Afganistan, i cili humbi të dyja këmbët nga një shpërthim bombe. Ai fitoi medalje bronzi në Lojërat Para-Olimpike të Rios në 2016-ën.