Vogëlushja North pëlqen të shohë mamanë Kim kur bën tualetin

Vogëlushja North pëlqen të shohë 
mamanë Kim kur bën tualetin
Që Kim Kardashian është e obsesionuar pas make-upit këtë e dimë.

Por bukuroshja ka filluar të marrë edhe Kanyen me vete në klinikat për pëkujdesjet e lëkurës.

Çifti janë parë duke lënë klinikën luksoze Epione në Beverly Hills dhe më pas janë drejtuar në restorantin West Hollywood për të shijuar së bashku një darkë.

kim kardashian

Kim ka treguar se edhe vogëlushja North e pëlqen shumë make-upin si mamaja e saj.

“Ajo qëndron në prehrin tim dhe hipnotizohet duke parë se si skuadra ime e bukurisë kreh flokët dhe bën make-upin”, shprehet Kim.

“Ndonjëherë i vë ndonjë furçë make-up dhe ajo argëtohet shumë”.

Ajo ka treguar se e ka pasur më të vështirë që të qëndrojë me make-up tani që është mama dhe bashkëshorte.
Redaksia Online
(g.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?



×

Lajmi i fundit

'Pakot me kokainë ishin fshehur në kroskot! Shkatërrohet grupi shqiptar në Itali që trafikoi drogë me vlerë 5 milionë euro! Video e operacionit

'Pakot me kokainë ishin fshehur në kroskot! Shkatërrohet grupi shqiptar në Itali që trafikoi drogë me vlerë 5 milionë euro! Video e operacionit