Vogëlushja siriane 'korrupton'
policin e kufirit me një biskotë

Vogëlushja siriane 'korrupton'<br />policin e kufirit me një biskotë
Refugjatët sirianë prej muajsh enden rrugëve në përpjekje për të kaluar kufijtë e për të shkuar në vende ku i ofrohen mundësi më të mira.

Gjithë këtë rrugëtim ata nuk e kanë kaluar vetëm, përkundrazi kanë qenë nën vëzhgimin dhe 'shoqërinë' e policëve të kufirit e duke qenë kaq pranë me ta, nuk mund të mos i konsiderojnë si pjesë të rëndësishme të ndryshimeve që po ndodhin në jetën e tyre.

Madje, ka edhe nga ata që përfshihen emocionalisht si kjo vogëlushe e vogël siriane.Vajza e vogël, e cila prej ditësh është bllokuar me familjen e saj mes kufirit serbo-hungarez, me shpresën për të shkuar në Austri apo Gjermani, është përpjekur të 'korruptojë' policin e kufirit duke i dhuruar një biskotë.

Ky i fundit ka ngritur duart lart në shenjë dorëzimi. Si mund t'i rezistojë atij gjesti aq të adhurueshëm?
siriane
Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

20 mijë studentë nisin sot vitin e ri akademik, Manastirliu uron studentët dhe petegogët: Suksese në rrugëtimin tuaj drejt dijes

20 mijë studentë nisin sot vitin e ri akademik, Manastirliu uron studentët dhe petegogët: Suksese në rrugëtimin tuaj drejt dijes