Vojsava Alia rrëfen për karrierën, familjen dhe profesionin që do të zgjidhte nëse nuk do të ishte këngëtare

E ftuar në emisionin e mëngjesit “Rreze Dielli” në Report TV, me moderatore Androniki Kolka ishte këngëtarja e njohur e muzikës popullore të jugut, Vojsava Alia, mjaft e kërkuar nëpër dasma e evente të ndryshme.

”Për shkak të punës, u bë një kohë e gjatë që nuk them mirëmëngjesi, pasi fle afër mëngjesit dhe zgjohem në vakt dreke, prej gati 10 vitesh” e nis bisedën këngëtarja me zërin e veçantë.

”Muzika popullore dhe muzika e lehtë janë dy pasionet e mia, pra jam në një mjedis midis dy rrymave, por zemrën e kam tek muzika popullore e jugut” shtoi Vojsava, duke theksuar se adrenalina e muzikës live është unike, ndryshe nga këngët në studio, pasi impakti që merr nga njerëzit është shumë i madh dhe nuk krahasohet me asnjë studio. Kënga e saj e fundit, e cila mban autorësinë e saj si tekst shkruese  “Nuse veshur unë” është publikuar tashmë dhe në youtube dhe është pritur shumë mirë nga audienca, ndërsa tregoi se kompozitor i këngëve të saj prej shumë kohësh është bashkëshorti i saj Vani Rushiti.  

”Ne e plotësojmë njëri tjetrin shumë mirë, pasi për ata që nuk e dinë, Vani edhe shkruan, jo vetëm kompozon” shtoi Vojsava.

”Ne kemi 15 vite bashkë, por ende nuk e kemi bërë dasmën, por besoj se së shpejti do të kemi një dasmë, por se kur, nuk e kemi ndarë ende” theksoi ajo. Fokusi i punës duket se e ka larguar paksa çiftin nga fokusi i dasmës ”Rëndësi ka që jemi mirë dhe plotësohemi” tha ajo, duke shtuar se kur të bëj dasmën e saj, do donte që të ftuarit t’a shijojnë në maksimum dhe se i pëlqen shumë një dasmë tradicionale.

”Me Vanin kemi mundur të gjejmë të mesmen, Vani vë pikat mbi “i” për atë që njeh më mirë, ndërsa unë plotësoj pjesën tjetër” tha Vojsava.

Ajo tha se nëse nuk do të ishte këngëtare, do i kushtonte më shumë kohë pasionit të saj për gatimin dhe mbase do ishte bërë një kuzhiniere e mirë, ndërsa thekson se dhe bashkëshortin e ka njohur falë një recete gatimi.

MC/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë