Vokshi: Ne gratë jemi viktimat më të mëdha të Edi Ramës, do sjellim fitoren e Bashës si kryeministër

Vokshi: Ne gratë jemi viktimat më të mëdha të Edi Ramës, do sjellim fitoren e Bashës si kryeministër

Albana Vokshi

Në javën e grave, kryetarja e Lidhjes Demokratike të Gruas, Albana Vokshi, u ka bërë thirrje grave dhe vajzave t’i bashkohen në 25 Prill për të sjellë kreun e PD Lulzim Basha në karrigen e kryeministrit.

“Gruaja, është viktima më e madhe e keqqeverisjes së Edi Ramës. Gruaja sot është e papaunë, është e braktisur, është e shpërfillur, e përçmuar, është e dhunuar nga vetë shteti”- tha Albana Vokshi.

“Fëmijët tanë e kanë mendjen për të ikur. Nuk duan të rrinë, nuk kanë mundësi arsimimi, sepse kjo qeveri ka rritur tarifat, ka ndryshuar rregullat për maturantët në prag të provimëve, sepse të rinjtë nuk gjejnë dot një punë dhe nuk e zhvillojnë dot biznesin. Një nga plagët më të mëdha të kësaj shoqërie është kurbeti. Edi Rama ka kthyer kurbetin, sepse ai do që të sundojë me injorantin, me trafikantin, të cilët i futi edhe në parlament”, shtoi Vokshi.

Vokshi u tha grave se duhet të votojnë Lulzim Bashën, pasi ai sipas saj është alternativa më e mirë.

“Nëse gruaja do, ajo ndryshon jo vetëm shoqërinë, por edhe qeverinë. Më 25 prill gratë do të bëjnë ndryshimin. Do të jenë gratë që do të sjellin fitoren e madhe të PD. Do të votoni për alternativën më të mirë me kryeministër Lulzim Bashën, për më shumë punësim, për paga e pensione më të larta, që fëmijët tanë t’i mbajmë këtu”- ishte apeli i Vokshit për gratë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • dulja: 15/03/2021 05:56

    ike moje pacavure ,po pse nuke kemi provuare PDen ne pushtet ne cfara naka bere vetem shperthime dhe vrasje kemi pare mbajeni Berishen mire

    Përgjigju
  • Une: 14/03/2021 23:46

    Ça budalliqesh. Po grate socialiste nuk jane viktima apo vetem ju harabelat e Lulit jeni viktimat e Rames?

    Përgjigju
    • Turi: 15/03/2021 07:02

      Po lene te flasi ket sharabajgen. Malliste m... eshte

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës