Volejboll/ Erzeni “përmbyt” Partizanin, 1 ndeshje larg titullit kampion

Mes një entuziazmi të jashtëzakonshëm, emocioneve pafund dhe një ndeshje plot rivalitet e ritëm, ekipi volejbollit të Erzenit ka mundur përsëri Partizanin 3 me 2 në ndeshjen e dytë play offit.

Me këtë fitore shijakasit e shikoj vetën një hap larg shpalljes kampion për këtë sezon.

Në Akademinë Dhimitraq Goga , seti i parë nis me marrshin e katërt për Partizanin duke u hedhur në avantazh pas disa gabimeve të Erzenit por shijakasit rikuperojnë duke barazuar 14 me 14. Megjithatë Partizani vijon të jetë agresiv por Erzeni kundërpërgjigjet me disa sulme të forta duke e çuar përsëri këtë set në pikë të barabarta 22 me 22 e më pas 24 me 24. Por Partizani tregohet më i kujdesshëm dhe e fiton setin e parë 26 me 24.

Pas humbjes së setit të parë të dytin Erzeni e nis duke u shkëputur me pikë e detyruar trainerin e Partizanit Ylli Tomorri të kërkoj pushimin e parë në këtë set. Lojtarët e Erzenit bëjnë disa gabime radhazi. Numri 7 i Erzenit përfaqësuesi kombëtares maqedonase Marjan Urdov nuk është në ditën e tij më të mirë. Shënon nga vija e dytë por edhe gabon herë pas here duke i dhuruar pikë Partizanit që ekuilibron setin në 14-13. Por të besuarit e Arben Sakos marrin në dorë frenat e lojës duke e fituar setin 25-19 e çuar në barazim setet.

Seti i tretë nis i ekuilibruar. Të dyja skuadrat ndjekin ritmin e njëra tjetrës por Partizani udhëheq me pikë. Kur rezultati këtij seti ishte 21 pikë Partizani dhe 14 Erzeni ndezen gjakrat në parket. Tension dhe ndërprerje loje që detyruan arbitrin e ndeshjes të ndëshkojë me karton të verdhë numrin 15 të Partizanit Vuk Medenica dhe një lojtrar të Erzenit . Urdov kthehet në lojtarin më deciziv për këtë set për Erzenin por në shumë gjuajte është i pafat nga vija e dytë. Partizani e fiton edhe këtë set 25 me 19.

Seti i katërt nis me një lojë të shpejtë nga Shijakasit që shënojnë 6 pikë rresht duke mos i lënë mundësi reagimi miqve nga Tirana. Partizani del shpejt nga spiralja e humbjes së pikëve duke rivalizuar me pikë pas pike Erzenin që nga pika e 16të. Por Erzeni tregohet më agresiv dhe energjik duke e çuar rezultatin në 24 me 23. Dhe është Urdov që shënon pikën e fundit duke bërë që tifozeria shijakase të shpërthej në brohoritje.

Kur gjithçka është e barabartë me sete 2 me 2 ai finali flet vetëm për Erzenin. I gjithë ekipi mobilizohet duke sulmuar fort e mbrojtur mirë. Partizani ska fuqi reaguese përballë sulmit duke ia bërë më të lehtë fitoren e setit Erzenit dhe të gjithë ndeshjes. 3 me 2 i njëjti rezultat si ai në Tiranë.

Tashmë shijakasit e kanë vendosur në akull shampanjën duke pritur ndeshjen e 28 Prillit në Feti Borova.

Tifozeria gjatë ndeshjes Erzeni-Partizani

 

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • redi: 20/04/2018 13:15

    Urime me gjithe zemer per fitoren e Erzenit ne kete bdeshje shume te forte . Shijaksit historikisht dallohen per guxim dhe shpirt te larte per fitore

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?