Volejboll, FSHV shpall Erblira Bicin
volejbollisten më të mirë të 2016-ës

Volejboll, FSHV shpall Erblira Bicin<br />volejbollisten më të mirë të 2016-ës
Federata Shqiptare e Volejbollit nëpërmjet një komunikimi në faqen e saj zyrtare në Facebook zgjodhi Erblira Bici-n si volejbollisten më të mirë për vitin 2016.

Talentja shqiptare ka spikatur si në ndeshjet me ekipin e Barleti-t për sezonin 2015-2016 por mbi të gjitha me ekipin kombëtar në ndeshjet e CEV Europa League 2016, ku doli pikëshënuesja më e mirë nga të tre grupet e turneut.

Këto rezultate bënë që ajo të ishte e kërkuar nga ekipi LPM Mondovi, skuadra e njohur e kampionatit italian A2, ku ajo luan aktualisht dhe ku po arrin rezultate mjaft të mira.

Një nga këto suksese ka qenë edhe ndeshja e radhës, ku ajo ka rezultuar shënuesja më e mirë e serisë A2, sic e pasqyrojnë edhe portalet italiane.

Aktualisht Erblira Bici qëndron në 10 pikëshënueset më të mira që nga fillimi i Kampionatit. Aktualisht ekipi i saj renditet në vendin e katërt.

FSHV i ka uruar suksese në ndeshjet e tjera që do të vijojnë si me ekipin e saj ashtu edhe me ekipin kombëtar.

Gjithashtu sot në Luksemburg starton aktiviteti miqësor Novotel Cup 2017, ku Shqipëria përfaqësohet nga ekipi Kombëtar i Femrave. Në këtë aktivitet marrin pjesë edhe ekipet e Luksemburgut, Norvegjisë dhe Litënshtejnit.

Redaksia Online
K.M/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Bilanci për javën që lamë pas, Policia: Mbi 23 mijë gjoba, 38 shoferë të arrestuar

Bilanci për javën që lamë pas, Policia: Mbi 23 mijë gjoba, 38 shoferë të arrestuar