Nga data 9, deri më 11 qershor 2017 për femra dhe nga data 23, deri më 25 qershor për meshkuj, Shqipëria do të jetë mikpritëse e fazës eliminatore të kësaj veprimtarie kontinentale të volejbollit.

Për meshkuj  Shqipëria do të jetë në grupin A dhe përballë do të ketë Maqedoninë dhe Suedinë. Fazë e parë e këtij grupi do të zhvillohet në Maqedoni, por data ende është e pacaktuar, kurse kthimi është nga data 23, deri më 25 qershor 2017 në Shqipëri.
 
Ndërsa tek femrat, shorti i ka vënë përballë Finlandën, Austrinë dhe Bjellorusinë. Ndaj kësaj të fundit Shqipëria për femra u ndesh po në të njëtin kompeticion, verën e shkuar, duke korrur një fitore tejet të vyer.
 
Presidenti i FSHV, Erlind Pëllumbi në një intervistë për 'Sport Ekspres' u shpreh se është nder për ne të organizojmë dy turne kaq të rendësishme të volejbollit kontinental ndaj me inagurimin e 'Tirana Olimpik Park' ky eveniment do të kishte një vlerë të shtuar.

Redaksia Online
K.M/Shqiptarja.com