Nisin sot ndeshjet gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë në volejboll, teksa në pallatin e sportit “Asllan Rusi”, në kryeqytet, luhen sfidat e femrave për të vazhduar me meshkujt nesër.
 
Pas një rrugëtimi të gjatë, i cili nisi që në dhjetor me ndeshjet eliminatore, ky aktivitet po shkon drejt fundit.

Një turne ku do të luajnë 4 skuadrat më të mira në secilën kategori, meshkuj e femra, të kualifikuara në këto gjysmëfinale. Tirana, Teuta, Barleti Volej dhe Partizani janë katër ekipet gjysmëfinaliste tek femrat, që do të luajnë për trofeun e dytë më të rëndësishëm sezonal.

kalendari
 ( Kalendari i ndeshjeve gjysmëfinale dhe finale )

Ndërsa nesër, do të luhen ndeshjet gjysmëfinale për meshkuj, ku janë kualifikuar Partizani, Erzeni, Vllaznia dhe Farka Volej.

Më datën 3 mars, do të luhen edhe dy finalet e këtij turneu, që pritet të jetë mjaft i fortë.

Redaksia Online
K.M/Shqiptarja.com