Volejboll meshkuj, Tirana me një dorë tek titulli

/ATSH-Arbi Fortuzi/-. Tirana ka fituar takimin e tretë final të kampionait të volejbollit për meshkuj. Bardheblutë kanë mundur në 4-ër sete studentin e drejtuar nga Ylli Tomorri. Skuadra e Arben Sakos ka treguar një formë të mrekullueshme, duke gjunjëzuar me rezultatin 3-1 kundërshtarët, të cilët nisën mjaft mirë lojën, por që u shuan nga rrezatimi i verbues i bardhebluve. Padyshim lojtari më i mirë i sfidë së luajtur në pallatin e sportit "Asllan Rusi" ishte Klodian Ferhati, ndaj të cilit vështirë se gjëndet ndonjë gabim.
Sfida nisi e baraspeshuar. Loja vazhdoi në ekuilibër dhe barazimi i radhës u shënua në shifrat 10-10. Gjithsesi që nga ky moment nisi edhe kthesa e madhe e Studentit që arriti të shkëputej duke fituar setin e parë me rezultatin 25-21.
Edhe seti i dytë nisi më mirë për djemtë e Ylli Tomorrit. Studenti arriti të kryesonte deri në 10-8 por reagimi i Tiranës nuk mungoi dhe skuadra e Arben Sakos përmbysi gjithçka duke i çuar shifrat në 15-12 në favor të saj. Më tej Tirana e zgjeroi edhe më shumë avantazhin. Falë formës së shkëlqyer të Ferhatit bardheblutë e fituan setin 25-21 duke barazuar rezultatin në 1-1.
Që nga ky moment sfida e "Asllan Rusit" nuk pati më histori pasi Tirana ishte një shkallë më lart se kundërshtari. Skuadra e Arben Sakos nuk derdhi shumë djersë në setin e tretë të cilin e fitoi 25-14. Seti final dhe ai që vulosi fatin e këtij takimi ishte disi më i luftuar por kur tabela elektronike shënonte shifrat 16-16 Tirana diti të bënte diferencën duke u shkëputur për ta fituar setin me rezultatin 25-19. Një fitore shumë e rëndësishme kjo për Tiranën që e afron së tepërmi me titullin kampion, tashmë bardheblutë do të kenë mundësi të fitojnë takimin e 4-t final përpara publikut të tyre në Fahrije Hoti duke u kurërozuar kampion të Shqipërisë në volejboll për meshkuj.
 

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

3 orë debate, PS braktis Komisionin Hetimor të Shëndetësisë! Vokshi: Po pengojnë hetimin