Volejboll, nesër sfida Europiane
e kampionëve të Shqipërisë

Volejboll, nesër sfida Europiane<br />e kampionëve të Shqipërisë
Studenti i volejbollit të meshkujve do të presë nesër në “Asllan Rusi”, ekipin turk të Ziraat Bankasi në sfidën e parë të “Challange Cup”.

Ekipi kampion ka vijuar përgatitjet e fundit në prag të sfidës me turqit, një ndeshje ku pritshmëritë janë të pakta për shkak të diferencës së madhe në nivel që kanë të dyja skuadrat.

Ziraat Bankasi ka në përbërje të ekipit kampionë të mëdhenj, mjafton të përmendim ish-kapitenin e kombëtares Italiane, Kristian Savani.

Pa harruar David Lee, qëndrën e kombëtares Amerikane i cili arriti të fitojë medaje bronzi në Olimpiadën e kësaj vere apo Van Dijk, shtatëlartin 2.17 cm të kombëtares Hollandeze.

Studenti nga ana tjetër është përforcuar me dy lojtarët e Farka Volej të cilët kanë berë paraqitje të mirë në fazën e parë të kampionatit shqiptar.  

Përtej emrave të mëdhenj që mbart skuadra mike, të cilët janë njësoj sikur të krahasohen me Totin apo Bufonin e futbollit, shikueshmëria dhe prania e tifozëve mbetet e pakët, aq më tepër kur dhe hyrja në pallatin e sportit është falas.

Kjo vjen si pasojë e rënies që ky sport elitar ka pësuar dekadën e fundit, pasi një sfidë e tillë diku në një vend tjetër në rajon do të përbënte interes të jashtëzakonshëm.

Sidoqoftë ndeshja e nesërme do të luhet në orën 16:00 dhe do të transmetohet drejpërdrejt nga Radio Televizioni Shqiptar. Në 21 dhjetor Studenti do të udhëtojë drejt Ankarasë për tu përballur sërisht me turqit për ndeshjen e kthimit.

Redaksia Online
K.M/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

Humbi vëllanë, Gjykata e Hagës nuk i jep leje Jakup Krasniqit për ceremoninë e varrimit! U përcoll sot në Drenas

Humbi vëllanë, Gjykata e Hagës nuk i jep leje Jakup Krasniqit për ceremoninë e varrimit! U përcoll sot në Drenas