Volejboll/ Rihapet gara e titullit, Partizani mposht Tiranën në parket

Volejboll/ Rihapet gara e titullit, Partizani mposht Tiranën në parket

Fitorja e Partizanit në derbi

Kampionati Kombëtar në volejboll për meshkuj është në sfidat finale të sezonit. Në finalen e tretë në "Asllan Rusi", Partizani dominoi Tiranën dhe fitoi 3-0 me sete.

Tanimë përballjet mes tyre janë 2-1 në favor të bardhebluve, me Tiranën që ka mundësi në ndeshjen e radhës për të ngritur trofeun, ose nga ana tjetër të kuqtë të dërgojnë sfidat në përballjen e pestë dhe atë finale.

Dueli i zhvilluar në "Asllan Rusi" pa të kuqtë më superiorë, duke fituar 3-0 me sete. Seti i parë ishte i luftuar, me Partizanin që në fund fitoi 25-20. Në setin e dytë sërish Partizani fitoi 25-22, teksa në atë final të kuqtë e mbyllën 25-20. Finalja e radhës do zhvillohet të diel në Pallatin e Sportit "Feti Borova".

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?