Volejboll, Shqipëria e meshkujve
spektakël, thyen Suedinë në 5 sete
Kombëtarja e meshkujve arriti një sukses shumë të rëndësishëm në ndeshjen e parë të Grupit A, e vlefshme për Ligën e Europës. Kuqezinjtë e drejtuar nga Jani Melka kaluan 3-2 Suedinë në një përballje emocionuese të zhvilluar në qytetin e Shkupit
Volejbolli shqiptar arrin një fitire të madhe pas shumë viteve në errësirë të plotë.
Kombëtarja e meshkujve arriti një sukses shumë të rëndësishëm në ndeshjen e parë të Grupit A, e vlefshme për Ligën e Europës. Kuqezinjtë e drejtuar nga Jani Melka kaluan 3-2 Suedinë në një përballje emocionuese të zhvilluar në qytetin e Shkupit.
Edhe pse në disavantazh të dy seteve të para, Shqipëria gjeti forcë për të kthyer rezultatin dhe për të arritur një fitore shumë të rëndësishme për të ardhmen në këtë kompeticion. Ishin suedezët që krijuan përshtypjen se kjo do të ishte një përballje stërvitore për ta kur e mbyllën setin e parë në avantazhin e 10 pikëve, ndërsa kuqezinjtë e rritën nivelin në të dytin që gjithsesi e humbën 25-23. Kthesa e madhe erdhi në setin e tretë.
Një skuadër dukshëm më e karikuar dhe tërësisht me fytyrë të ndryshuar zbriti në parket dhe diktoi ritmin falë magjive të kapitenin Husaj, por edhe potencës së Xhelatit e Shurdhit arriti të ngushtonte difereëncën me rezultatin 25-23. Në setin e katërt, Shqipëria nuk lëshoi terren dhe qëndroi në lojë. Pasimet e sakta të Deliut dhe përqëndrimi i skuadrës dha frytet e veta. Suedia u dorëzua në shifrat 26-24. Kaq mjaftoi që ndeshja të vazhdonte në dishezë për Shqipërinë që në setin e pestë dominoi në çdo aspekt duke e mbyllur ndeshjen me rezultatin 15-9.
Një sukses i merituar dhe tregues i rritjes së cilësisë së kuqezinjve që këtë sezon në LIgën e Europës kanë rritur pretendimet, pavarësisht faktit se nuk kanë zhvilluar asnjë ndeshje përgatitore gjatë muajve të fundit. Takimi i dytë i Grupit A do të luhet sërish në Shkup të Shtunën në orën 19:30 kundër Maqedonisë, ndërsa përballja e fundit ndaj Azerbajxhanit në datën 18 Qershor. Më pas, seria e përballjeve në po të njëjtin grup do të zhvillohet në Tiranë në sallën e lojrave me “Feti Borova” nga data 23 deri në 25 Qershor./Super-Sport
(d.b/Shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?
-
Po
55.1%
-
Jo
42.8%
-
Nuk e di
2.1%
Vota total: 14526
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Lufta Izrael-Hezbollah/ Frikë, emocione dhe trishtim për ata që lanë pas, kthehen në Romë me çarter 178 italianë të riatdhesuar nga Bejruti
4 Tetor, 08:52
-
Europa League/ Man. United shpëton në fund, barazon 3-3 në Porto! Roma turpërohet në Suedi, Muçi asist në humbjen e Besiktas
4 Tetor, 08:40
-
Aksident në aksin e ri Thumanë-Kashar! Përplasen 3 makina, humb jetën 65-vjeçari! Shkak i përplasjes dyshohet punimet e firmës ‘Gener 2’
4 Tetor, 08:35
-
Liga e Kombeve/ Sylvinho publikon sot listën me 24 emrat e ftuar për dy takimet e tetorit, ka surpriza
4 Tetor, 08:14
-
3 muaj betejë për jetën, ndërron jetë i riu që u plagos nga shpërthimi me tritol në banesën e motrave Nikolli në Elbasan! Xhovana akuzoi Dumanin si porositës
4 Tetor, 08:09
-
U pezullua për shkak të motit të keq, nis lundrimi i trageteve nga Durrësi drejt Italisë! I Barit mbërrin në 13:00, i Ankonës në mesditë
4 Tetor, 08:07
-
Blogu italian ‘beBorghi’: Vizitoni kryeqytetin e gjallë të Shqipërisë, Tiranën
4 Tetor, 08:03
-
Ndërtimet e reja dhe rritja e referencave, Bashkia e Tiranës arkëtime rekord 93 mln euro nga taksat
4 Tetor, 07:45
-
Bombardime mbi Bejrut, sulm i ri nga Izraeli, në shënjestër pasardhësi i Nasrallahut
4 Tetor, 07:32
-
Lufta/ Dhjetëra bastisje izraelite në Bejrut, nata më e vështirë që nga fillimi i luftës! Shpërthime të mëdha jashtë aeroportit! Italia riatdheson 178 shtetas
4 Tetor, 07:26
-
Rusia: Ballafaqimi me Perëndimin është i pashembullt në histori
4 Tetor, 07:13
-
Gjithë ditën reshje shiu...në darkë rrebeshe, parashikimi i motit për sot
4 Tetor, 07:06