ATHINË, Greqi - Vajzat e ekipit italian Del Savio Vallefoglia Megabox Ondulati në volejboll, 'pushtuan' Athinën dhe fituan Challange Cup CEV 2026, duke mposhtur në finale 0-3 (20-25, 25-27, 16-25) me sete Panathinaikosin. Kjo fitore vazhdoi dominimin e ekipeve italiane në garat ndërkombëtare, teksa ky është trofeu i nëntë radhazi për ekipet italiane që nga viti 2023-24 dhe titulli i tyre i shtatë evropian. Me e mira e ndeshjes në Athinë u shpall shqiptarja Erblira Bici.

Me ndeshjen e parë të fituar 3-2 me sete në Itali, vajzat e Vallefoglia treguan se ishin lidere në parket, duke mposhtur vajzat e Panathinaikosit me rezultatin 0-3 në sfidën e dytë dhe totalin e dy ndeshjeve 6-2.

Për ta bërë më emocionuese sfidën ishte fakti se në impiantin ku u zhvillua finalja ishin më shumë se 3500 tifozë që dhuruan një atmosferë të zjarrtë. Volejbollistja shqiptare Erblira Bici udhëhoqi Vallefoglian drejt këtij suksesi të rëndësishëm dhe me 23 pikë u shpall Lojtarja më e Mirë (MVP) e ndeshjes së kthimit. Edhe në sfidën e parë shqiptarja kishte shënuar 32 pikë.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 17 Mars, 11:47

    Shqipëria shpall Iranin shtet sponsor të terrorizmit, si e vlerësoni?