Volkswagen do të mbyllë tre fabrika në Gjermani, pritet shkarkimi nga puna i mijëra punonjësve

Volkswagen do të mbyllë tre fabrika në Gjermani, pritet shkarkimi nga puna i mijëra punonjësve

Punonjësit e Volkswagen duke protestuar

Volkswagen ka plan të mbyllë të paktën tre fabrika në Gjermani, të pushojë nga puna dhjetëra mijëra punonjës dhe të zvogëlojë fabrikat e saj të mbetura në ekonominë më të madhe të Evropës, ndërsa planifikon një riformatim rrënjësor. 

Prodhuesi më i madh i makinave në Evropë ka negociuar për javë të tëra me sindikatat mbi planet për të riformatuar biznesin e saj dhe për të ulur shpenzimet, duke përfshirë marrjen në konsideratë të mbylljes së fabrikave, si një goditje për fuqinë industriale të Gjermanisë.

Volkswagen përsëriti të hënën ( 28 tetor 2024) se ishte i nevojshëm një reformë e thellë brenda kompanisë dhe tha se do të bënte propozime konkrete të mërkurën lidhur me këtë qëllim.

“Ky është plani i grupit më të madh industrial të Gjermanisë për të filluar shitjen në vendin e tij të origjinës, Gjermaninë”, tha Daniela Cavallo, kryetaja e këshillit të punës të Volkswagen, duke mos specifikuar se cilat fabrika do të preken ose sa prej rreth 300,000 stafit të Volkswagen Group në Gjermani mund të pushohen nga puna.

Komentet e Cavallo shënojnë një përshkallëzim të madh të një konflikti midis punëtorëve të Volksëagen dhe menaxhmentit, pasi kompania përballet me presion të madh nga kostot e larta të energjisë dhe punës, konkurrenca e ashpër aziatike, dobësimi i kërkesës në Evropë dhe Kinë dhe një tranzicion elektrik më i ngadalshëm se sa pritej.

Sindikata IG Metall, e cila përfaqëson një pjesë të madhe të fuqisë punëtore të kompanisë, ka shprehur pakënaqësinë e saj të thellë për lajmin.

"Është një ngulje thike thellë në zemrën e punëtorëve të VW," tha drejtori i qarkut IG Metall Thorsten Gröger, sipas agjencisë gjermane të lajmeve DPA.

VW shënoi një rënie prej 14% në fitimin neto në gjysmën e parë të vitit dhe u detyrua të ndërpresë një marrëveshje prej dekadash për garantimin e punës me sindikatat në Gjermani.

K.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Bubi: 28/10/2024 18:28

    Nuk ishte Rusia ajo qe do shkaterrohej ekonomikisht ? Me duket se perendimoret ja futen vetes duke sanksionuar Rusine

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Atentati në Vlorë, 30 plumba drejt makinës së Kevin Hajrullës

Atentati në Vlorë, 30 plumba drejt makinës së Kevin Hajrullës