TIRANE - Makinat ekologjike gjithnjë e më shumë po gjejnë përdorim në të gjithë botën. Një fenomen i tillë po zgjerohet edhe në Shqipëri, ku blerja e automjeteve të kësaj kategorie shkurton shpenzimet për taksat, por nga ana tjetër ndikon edhe në ruajtjen e ambientit. Përfaqësuesit e kompanisë Volkswagen në Tiranë shprehen përdorimi i automjeteve ekologjike shton cilësinë e jetës për qytetarët.
Fenomeni i ndotjes se mjedisit nga makinat e vjetra te cilat qarkullojnë në vendin tonë sa vjen e shtohet për shkak se legjislacioni favorizon ato me taksa të ulëta. Por a është e drejtë që shëndeti ynë dhe mjedisi të dëmtohet kështu?! Për specialistët e filialit të Volkswagen në Tiranë zgjidhja më e mirë për një ambient të pastër dhe më pak para të shpenzuara është përdorimi i këtyre makinave.
Automjete të përdorimit ekologjik prej kohësh janë ekspozuar në sallonin e Volkswagen. Përdorimi i këtyre automjeteve, me motor të ri dhe parametrat maksimale për mosndotjen e ambientit kanë bërë që gjithnjë e më shumë në të gjithë botën të përdoren makinat ekologjike. Një fenomen ky, që në vitet e fundit ka gjetur terrenin e duhur edhe në vendin tonë.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com