Voltana Ademi: Atentati duhet të tmerrojë Ramën! Artan Hoxha: Kryebashkiakja nën presionin e grupeve kriminale

Për kryetaren e Bashkisë së Shkodrës Voltana Ademi atentati i dyfishtë sot në Shkodër është një ndër ngjarjet më të rënda të vitit, dhe sipas saj duhet të shërbejë si këmbanë alarmi për qeverinë për të kthyer vëmendjen nga situata e rendit në Shkodër që është ende në dorë të bandave.

"Sot është e shtunë. Jemi gdhirë me një ngjarje shumë të rëndë, kanë ndodhur dy vrasje në Shkodër. Kjo është shqetësuese. Kjo është një ndër ngjarjet më shqetësuese të këtij viti, kjo duhet të tmerrojë kryeministrin dhe të gjithë qeverinë. Por kjo mesa duket po tmerron vetëm shkodranët të cilët vazhdojnë prej kohësh të kërkojnë që shteti të marrë në dorë situatën.Shkodra po vazhdon të lihet në dorën e larjeve të hesapeve dhe të krimit, dhe është kjo ajo çfarë duhet të shqetësojë dhe tmerrojë kryeministrin dhe zv/kryeministrin e Shqipërisë", tha kryebashkiakja Ademi

Ndërkohë, gazetari investigativ Artan Hoxha, nga studio e Report Tv, tha se kryetarja e bashkisë së Shkodrës është personi që ka qenë direkt në presionin e grupeve kriminale.

Sipas Hoxhës, ajo pengohet të ushtrojë detyrën e saj që i ngarkon ligji në të mirë të qytetarëve.

"Grupet kriminale nuk janë penguar të investojnë në atë qytet, janë përfshirë në fushata elektorale, janë përfaqësues në këshilla bashkiak. Shikoni konfliktet në këshill, me kë i bën, kam parë njerëz që ja drejtojnë gishtin në fytyrë kryetares së bashkisë së Shkodrës, është në situatë të pazakontë. I drejtojnë gishtin në fytyrë në mbledhje të këshillit bashkiak para kamerave", tha Artan Hoxha.

Në këshillin bashkiak të Shkodrës është Mustafa Lici i cili në një mbledhje të shtatorit 2017, i drejtonte gishtin kryebashkiakes me tone mjaft të ashpra dhe kërcënuese duke i thënë: "Ti kërkon me u prish me ne? Me ne kërkon me na bo dhunë? Të jesh më e kujdesshme me ne, kush je ti?...Dhunon këshilltarët...Jo ti po zoti nuk ma ndalon fjalën mua. Edhe ki kujdes me Mustafa Licin"

Në Shkodër ka një luftë të ashpër mes fiseve Lici dhe Bajri, anëtarë të t ëcilëve janë përfshirë në gnajrje të ndryshme kriminale, në një seri vrasjesh. Disa prej tyre janë në burg, mes të cilëve në masë arresti është edhe Astmer Bilali, djali i Astrit Bilalit që sot u vra në një atentat mafioz teksa dilte nga shtëpia së bashku me vëllain e tij Brahim Bilali.

G.M.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Altin: 31/03/2019 01:03

    Voltan ti duhet mu shporr nga aj qytet nje moment e ma par. Ke degjeneru nje qytet qe duhet te ishte tan Shqipnia krenar per. Turp te vij njeri qe meriton vec perbuzje

    Përgjigju
  • njaci: 30/03/2019 21:05

    Perse nuk e shikon pergjegjesine te vetja moj e pa fytyre qe e shkaterove Shkodren...

    Përgjigju
  • Nukkam: 30/03/2019 19:38

    Përgjigju
  • rrota: 30/03/2019 18:17

    Po ti moj vere madhe je qeveria ne Shkoder cfare pergjesie ke?

    Përgjigju
  • Erion: 30/03/2019 18:03

    Nese policia nuk ka njerez te afte qe te ngasin motorra per terren malor, offroad xt dhe ktm, atehere le te shkojne tek rrally albania e te gjejne ndonje pilot ti trajnoje ose dhe ta punesojne.

    Përgjigju
  • tori: 30/03/2019 17:32

    Shikoni perfaqsuesit e bandave kriminale te Shkodres qe perfaqesojne PD ne bashki.

    Përgjigju
  • Hinglateri: 30/03/2019 15:45

    Voltane njeri me fytyre shimpazeje

    Përgjigju
  • tori: 30/03/2019 15:16

    Bashkia e Shkodres drejtohet nga grupet kriminale qe kan perfaqesuesit ne Bashkin e Shkodres.Perfaqesuesit e ktyre grupeve kane qene e tani jan zgjedhur si perfaqesues te PD ne qendrat e votimit apo ato te numrimit.Shkodra e din (bardh Spahia)ku ishte caktu S.Bajri si perfaqesues I PD.Shkodra e din se jan pikerisht pjestaret e bandave kriminale te lidhura e te Drejtume nga PD.Shkodra e din se V.Ademi nuk mund te veproj pa marr mbeshtetjen e ktyre grupeve apo PD qe I udheheq ato.Shkodra asht ne EMERGJENCE.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja