Ademi e ndarë nga PD-ja, i kërkon si 'qytetare' KQZ-së materialet e 30 qershorit vetëm për Shkodrën

Ademi e ndarë nga PD-ja, i kërkon si 'qytetare' KQZ-së materialet e 30 qershorit vetëm për Shkodrën

Atë që PD-ja bëri dje me kërkesën e saj në KQZ ku i kërkonte materialet e 30 Qershorit, sot e ribën Voltana Ademi, por më të specifikuar vetëm për Shkodrën.

Në një letër drejtuar KQZ, Ademi shprehet se mospublikimi online i të dhënave të pjesëmarrjes nga ZAZ-të, ndonëse është data 10 korrik, është absurditet që nuk kishte ndodhur kurrë më parë. Sipas saj, qytetarëve i është mohuar e drejta për t’u njohur me rezultatet e pjesëmarrjes për çdo qendër votimi dhe për këtë dhe arsye të tjera që ajo i liston, i kërkon KQZ që t'i vërë në dispozicion materialet e 30 Qershorit.

Kërkesa e plotë
"Në kushtet e mohimit të pranisë së opozitës në administrimin e procesit të votimeve të 30 Qershorit, në kushtet e mohimit të përfaqësimit me anëtarë në të gjitha nivelet e administratës zgjedhore, sikurse Kodi Zgjedhor përcakton;
Në vijim të konstatimeve të Misionit të Vëzhguesve të OSBE-ODIHR se administrata zgjedhore e paekuilibruar politikisht, cënon besimin e publikut tek procesi dhe ngre shqetësim të thellë mbi paanshmërinë dhe besueshmërinë e të gjitha komisioneve të të gjitha niveleve;
 Në vijim të konstatimit të Misionit të Vëzhguesve të OSBE-ODIHR se në vendimin e përbërjes së niveleve të ulëta të administrimit zgjedhor, KQZ-ja e zbatoi ligjin në mënyrë që tregonte njëanshmëri;
Në vijim të konstatimit Misionit të Vëzhguesve të OSBE-ODIHR se në rreth 10 përqind të qendrave të votimit të vëzhguara, zgjedhësit nuk e shënjuan fletën e tyre të votimit gjithmonë në mënyrë të fshehtë.
Në vijim të konstatimit Misionit të Vëzhguesve të OSBE-ODIHR se gjatë numërimit, pjesa ballore e fletës së votimit nuk u ekspozua gjithmonë në kamera.
Në vijim të konstatimit Misionit të Vëzhguesve të OSBE-ODIHR se sa i përket verifikimit të materialeve zgjedhore, procesverbalet e mbylljes së votimit nuk u gjetën gjithmonë brenda kutisë së votimit. 
Në vijim të konstatimit Misionit të Vëzhguesve të OSBE-ODIHR se kopje të tabelës së rezultateve për qendrat e votimit nuk iu dhanë vëzhguesve.
Në funksion të transparencës së plotë dhe besimit në integritetin e procesit dhe rezultateve të votimeve të datës 30 Qershor 2019, që janë realizuar me shpenzime të mbuluara nga Buxheti i Shtetit;

Unë ju drejtohem si qytetare e Bashkisë së Shkodrës, e cila ka përgjegjësinë, njëkohësisht, të drejtimit dhe administrimit të kësaj Bashkie.

"1. Kopje të vërtetuara të Tabelave Përmbledhëse të rezultateve zgjedhore për Bashkinë Shkodër nga KQZ-ja, përkatësisht tabelat përmbledhëse të rezultatit për ZAZ 2, ZAZ 3, ZAZ 4, dhe ZAZ 5.
2. Kopje e vërtetuar e Tabelave Përmbledhëse të rezultatit për zonën zgjedhore të Bashkisë Shkodër nga Komisionet Zonale të Administrimit zgjedhor, përkatësisht tabelat përmbledhëse të rezultatit për ZAZ 2, ZAZ 3, ZAZ 4, dhe ZAZ 5.
3. Kopje të vërtetuara të tabelave të rezultateve për çdo qendër votimi nga grupet e numërimit, përkatësisht sipas ZAZ 2, ZAZ 3, ZAZ 4 dhe ZAZ 5.
4. Kopje të vërtetuara të procesverbaleve tip për mbylljen e votimit për çdo qendër votimi, përkatësisht sipas ZAZ 2, ZAZ 3, ZAZ 4 dhe ZAZ 5.
5. Kopje të vërtetuara të listës së anëtarëve të administratës zgjedhore, të emëruar kryesisht nga KQZ dhe përkatësisht nga KZAZ 2, KZAZ 3, KZAZ 4, KZAZ 5, sipas regjistrit të administrimit zgjedhor që mban KQZ-ja, për çdo qendër votimi, KZAZ dhe Grup Numërimi.
6. Kopje të regjistrimit të kamerave të të gjitha tavolinave të numërimit në çdo Grup të Numërimit të Votave.
7. Kopje të regjistrimit të kamerave të ambjenteve të brendshme të KZAZ-ve"
,
shkruhet në kërkesën e Ademit.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Lufi: 10/07/2019 16:36

    Molotana Molotana, po si nuk tu mbyll ajo hale e shpifur. Sa budaaçke paske qene moj aman. Turp per Shkoder locen e kultures te kete patur qytetare te pare kete injorante. Sikur ta dha nje pergjigje injoruese, poshteruese dhe shteruese ambasadori austriak dje. Ti vazhdon me budallalleqet tuaja. Zhabe femer, bibe nga trute.

    Përgjigju
  • kujtim lika: 10/07/2019 13:55

    O gezhdalle o burri zhduku nga medja se na e shpife.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja