Von der Leyen: BE do të rrisë ndihmën humanitare për Gazën me 25 milionë euro

Von der Leyen: BE do të rrisë ndihmën humanitare për Gazën me 25 milionë euro

Ursula von der leyen

1698567069_ursulavonderleyen.jpg

Ursula von der Leyen

BE do të rrisë ndihmat humanitare për Gazën me 25 milionë euro, sipas një njoftimi të presidentës së Komisionit Ursula von der Leyen.

“Ne kemi përgjegjësinë të bëjmë gjithçka që është e mundur për të mbrojtur civilët që mund të jenë në rrezik. Sot po ju njoftoj se do të rrisim më tej ndihmën humanitare për Gazën me 25 milionë euro të tjera”, tha von der Leyen, duke vënë në dukje se ndihma totale humanitare e BE-së për Gazën do të arrijë në 100 milionë euro.

Presidentja e Komisionit përsëriti se Izraeli ka të drejtë të mbrohet sipas ligjit ndërkombëtar dhe humanitar. Në të njëjtën kohë, ajo tha se BE-ja ka kredibilitetin për të paraqitur ide për një zgjidhje politike të bazuar në zgjidhjen me dy shtete, raporton Barrons.

Duke folur për Ukrainën, von der Leyen tha se duhet të sigurohet një “forcë e qëndrueshme ushtarake” e aftë për të mbrojtur vendin dhe shtoi se “mënyra më e mirë për t’i dhënë Ukrainës stabilitet dhe prosperitet në afat të mesëm dhe afatgjatë është anëtarësimi në BE”.


Lajmi kryesor:

Lufta/ Hamasi lëshon 16 raketa nga Libani! OKB nis një plan të ri ndihme humanitare prej 1.2 miliardë dollarësh për palestinezët


S.S/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    26 Nëntor, 23:23

    A po japin rezultat protestat e PD-së?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Man. City lëshon tre gola epërsi, barazohet për 15 minuta! Goleada nga Leverkusen, Arsenal e Atl. Madrid! Inter i falet autogolit, Milan, Bayern e Barça tri pikë

Champions League/ Man. City lëshon tre gola epërsi, barazohet për 15 minuta! Goleada nga Leverkusen, Arsenal e Atl. Madrid! Inter i falet autogolit, Milan, Bayern e Barça tri pikë