Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, vlerësoi progresin e Shqipërisë në luftën kundër korrupsionit dhe krimit, duke theksuar se kjo mbetet një nga shtyllat kryesore të procesit të integrimit europian. Kur u pyet nga gazetarët për korrupsionin te zyrtarët e lartë, Von der Leyen tha se është tregues se drejtësia po funksionon. 

Pyetje: Lufta kundër korrupsionit është një nga shtyllat kryesore të integrimit në Bashkimin Europian. Aktualisht, në Shqipëri kemi zyrtarë të lartë që ndodhen nën hetim për korrupsion dhe vepra të tjera. Si e lexon BE-ja këtë: si forcim të sistemit të drejtësisë apo si një problem që mund të ndikojë në rrugën e Shqipërisë drejt BE-së?

Von der Leyen: Shumë e qartë: lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar është kyçe, është në thelb, në zemër të gjithë punës sonë. Dhe kur shohim çështje të cilat po hetohen, ato janë provë që sistemi po funksionon. Në përgjigje të pyetjes suaj, unë mendoj se ajo që po shohim është fuqizimi i sistemit gjyqësor.


Lajmi kryesor:

Arresti i Hysenit/ Rama: Kush tradhton, të përballet me drejtësinë, reforma s'ndalet! Von der Leyen: Hetimet ndaj zyrtarëve të lartë, provë se sistemi funksionon