Von der Leyen nis sot turin katërditor në Ballkanin Perëndimor, nesër takohet me Osmanin dhe Kurtin (Axhenda)
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, do të nisë sot vizitën katërditore në Maqedoninë e Veriut, Kosovë, Mal të Zi, Serbi dhe Bosnjë e Hercegovinë.
Sot shefja e bllokut evropian do të takohet me zyrtarë të Maqedonisë së Veriut, me presidentin e Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski si dhe me kryeministrin, Dimitar Kovaçevski.
Ndërsa të hënën do të jetë në Prishtinë, për t’u takuar me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti.
Të martën në mëngjes, siç njofton Zyra e Bashkimit Evropian, von der Leyen, do të jetë në Podgoricë të Malit të Zi.
Ajo do të takohet me presidentin Jakov Milatoviç si dhe me kryeministrin në detyrë të Malit të Zi, Dritan Abazoviç.
Pasdite e ditës së marte, Von der Leyen, do të udhëtojë për në Beograd. Atje ajo do të takohet me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç, si dhe me kryeministren, Ana Brnabiç.
Së fundi, të mërkurën, presidentja von der Leyen do të takohet në Sarajevë me Presidencën e Bosnjë-Hercegovinës. Ajo do të takohet edhe me Kryetaren e Këshillit të Ministrave, Borjana Kristo.
Vizita vjen pas takimeve të presidentes von der Leyen në Shqipëri në fillim të këtij muaji, në datat 15-16 tetor, ku mori pjesë në Samitin e Procesit të Berlinit.
B.K/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
21 Janar, 08:38
14 vite nga vrasja e 4 protestuesve, do bëjë SPAK drejtësi për 21 janarin?
-
Po
55.3%
-
Jo
32%
-
Nuk e di
12.6%
Vota total: 562
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Strohmeyer: S’e kam parë Thaçin duke dhënë urdhra
21 Janar, 16:52
-
Kosovë/ 19 vjet nga vdekja e ish-presidentit Ibrahim Rugova
21 Janar, 15:11
-
Osmani: Kosova e ka mbështetjen e plotë nga Administrata Trump
21 Janar, 14:32
-
Vjosa Osmani uron presidentin amerikan Trump pas betimit: Kosova përjetësisht mirënjohëse, vendi juaj shpëtoi popullin tonë!
20 Janar, 20:14
-
Trump dhe Kosova, çfarë pritet gjatë mandatit të dytë presidencial
20 Janar, 17:38
-
Djaloshi shqiptar nga Gostivari realizon ëndrrën e tij, futet në fushë dhe takon Mbappe
20 Janar, 10:44
-
I moshuari i vendos flakën dyshekut në një azil në Serbi, 8 viktima, 7 të plagosur
20 Janar, 09:59
-
Azgan Haklaj: Largimi i Albin Kurtit – Imperativ Kombëtar!
19 Janar, 18:35
-
NATO dhe BE përforcojnë kontingjentet në Kosovë para zgjedhjeve të 9 shkurtit
19 Janar, 16:53
-
Dialogu Kosovë-Serbi, Peter Sorensen pritet të jetë pasardhësi i Mirosllav Lajçak
19 Janar, 12:11
-
Përfshihet nga flakët qendra tregtare në Kosovë (FOTOT)
19 Janar, 11:08
-
Kosovë/ Forcat rezervë shtesë arrijnë në mbështetje të KFOR-it
18 Janar, 20:20