Von der Leyen paralajmëron rritje të madhe të rasteve me Covid-19 në Bashkimin Europian

Von der Leyen paralajmëron rritje të madhe të rasteve me Covid-19 në Bashkimin Europian

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula Von der Leyen  është shprehur sot se në të gjithë Evropën po ndërmerren masa të rrepta për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të Covid-19.  

 Von Der Leyen bëri apel të shmangen mbledhjet me shumë njerëz dhe vende të populluara pa ajrosje.  Sipas saj, situata është tejet shqetësuese pasi shpejtësia me të cilat po përhapet sëmundja është tejet e madh, krahasuar me valën e parë gjatë pranverës. 

Komisioni evropian pritet të sugjerojë që 27 vendet anëtare të BE të kenë një bashkëpunim të mëtejshëm në mënyrë që të gjendet një zgjidhje të përbashkët për pandeminë.

 “Ne jemi duke mobilizuar 100 milion euro nga instrumenti i ndihmës emergjente për blerjen e testeve të shpejta, të cilat do t’i shpërndajmë në vendet anëtare. Ne u bëjmë thirrje të gjitha shteteve anëtare që të koordinojnë aplikimet për gjurmim me faqen e Koordinimit Evropian”, tha ajo.

Ajo  theksoi që përjashtimi i TVSH-së për blerjet e vaksinave u zgjat për gjashtë muaj të tjerë, ndërsa në të njëjtën kohë të gjitha shtetet e BE duhet të punojnë së bashku për të pasur një sistem të përbashkët, Evropian, për të lehtësuar udhëtimin ajror  dhe paralajmëroi edhe njëherë se festat e fundvitit këtë herë janë shumë  ndryshe nga çdo herë tjetër.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Trimo: 28/10/2020 20:16

    Na plasi raKu per rastet ne BE. Si spo e kap korona Salih Mutin te binim rehat

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ministri Mazniku në komisionin e Posaçëm Antikorrupsion: Pjesa më e madhe e pronave të paregjistruara në emër të bashkive, duhet të lehtësohet procesi 

Ministri Mazniku në komisionin e Posaçëm Antikorrupsion: Pjesa më e madhe e pronave të paregjistruara në emër të bashkive, duhet të lehtësohet procesi