Rigoroze si gjithmonë, Ursula von der Leyen mirëpriti në Ministrinë e Mbrojtjes gjermane, një grup gazetarësh që ishin aty për të intervistuar presidenten e re të Komisionit Europian.
Gjatë bisedës me ata, Ursula u ballafaqua me të gjitha temat e nxehta të të tashmes, përfshi edhe temën e Rusisë, e cila po zgjeron ndikimin e saj në Europë.
Gazetari EuroNews: Demokracia europiane është nën presion. Influenca e Rusisë në Kontinet po rritet. Një parti në qeverisje në Itali është përfshirë në një skandal financimi nga Rusia. Sa është shqetësuese rritja e fuqisë së Moskës?
Ursula von der Leyen: Ne jemi dëshmitarë të një qëndrimi armiqësor nga ana e Rusisë, që shkon nga shkelja e ligjeve ndërkombëtare, si aneksimi i Krimesë, në përpjekjen për të ndarë Evropën sa më shumë që të jetë e mundur.
Kremlini nuk falë asnjë lloj dobësie.
Nga pozicioni ynë i forcës ne duhet të mbajmë sanksionet dhe në të njëjtën kohë të ofrojmë dialog.
Po përmirësojmë gjithashtu edhe ligjet për minimizimin e lajmeve të rreme që ushqehen nga mediat sociale ruse.
Privilegji ynë, si demokraci, është të përgjigjemi me transparencë, liri shtypi dhe debat të hapur ".
Gjatë fjalimit të saj në Bruksel, ku dhe prezantoi platformën social ekonomike, Ursula, e cila e rrëmbeu duartrokitjet e para, Ursula tha se
“Do të jem armiku i atyre që duan të dobësojnë Bashkimin Evropian. Për mua vetëm një gjë është e rëndësishme, Europa, të cilën duhet ta forcojmë. Unë do të jem armikja e atyre që duan ta dobësojnë këtë Evropë”
Në rrafshin social, Von der Leyen tha se do të garantonte një pagë minimale evropiane.
"Dua të siguroj që në një ekonomi sociale të tregut, çdo person që punon me orar të plotë mund të ketë një pagë minimale që garanton një jetë dinjitoze.
Mundësia optimale është që të ketë bisedime kolektive me sindikatat, sepse ato mund ta rregullojnë pagën minimale për çdo sektor.
Unë e di se ka modele të ndryshme, por ne duhet të krijojmë një kornizë të përgjithshme".