Von der Leyen takon Kurtin/ Kryeministri i Kosovës: Kërkova pyetësorin për anëtarësim dhe heqjen e menjëhershme të masave

Von der Leyen takon Kurtin/ Kryeministri i Kosovës: Kërkova pyetësorin për anëtarësim dhe heqjen e menjëhershme të masave

Ursula Von der Leyen dhe Albin Kurti

Pas takimit me presidenten Vjosa Osmani, presidentja e KE-së, Ursula Von der Leyen u prit nga kryeministri Albin Kurti.

Përmes një postimi në rrjetin social “X”, Kurti thotë se i kërkoi Von der Leyen heqjen e masave të BE-së ndaj Kosovës.

Po ashtu, në takim Kurti kërkoi nga presidentja e Komisionit Evropian edhe pyetësorin për anëtarësim.

“Në takimin tonë të katërt në ndërtesën e Qeverisë së Kosovës, falënderova Presidenten e Komisionit të BE-së, Ursula von der Leyen, për udhëheqjen e saj në avancimin e Planit të Rritjes së BE-së nga një ide në një Agjendë Reforme të miratuar brenda 17 muajve.

Ne jemi të përkushtuar për zbatimin e këtyre reformave përmes një procesi të bazuar në merita.

Unë ritheksova gjithashtu rëndësinë e dorëzimit të pyetësorit për anëtarësim dhe kërkova heqjen e plotë dhe të menjëhershme të masave të padrejta dhe të padrejta të BE-së”.

Në një kohë kur autokracitë sfidojnë liritë universale, Kosova qëndron si një spirancë e vlerave themelore të BE-së në Ballkanin Perëndimor”,-shkruan Kurti.

Von der Leyen, mbërriti sot në Kosovë, në kuadër të turit në 6 vendet e Ballkanit Perëndimor.

Deri tani presidentja e Komisionit Europian ka vizituar Tiranën, Shkupin, Beogradin, Sarajevën. Turneun e vizitave në 6 vendet e Ballkanit Perëndimor, ajo do ta përfundojë me takimin me liderët e Malit të Zi të shtunën në Podgoricë.

K.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    2 Dhjetor, 11:38

    Buxheti 2025, a duhet pranuar amendamenti i PD-së për minimumin jetik?



×

Lajmi i fundit

Presidenti i Iranit flet në telefon me presidentin Putin, në fokus zgjidhja e situatës në Siri! Turqia: Assad duhet të dialogojë me opozitën në vend

Presidenti i Iranit flet në telefon me presidentin Putin, në fokus zgjidhja e situatës në Siri! Turqia: Assad duhet të dialogojë me opozitën në vend