Von Der Leyen takon Kurtin në Athinë, i kërkon t’i kthehet dialogut dhe t’i zbatojë marrëveshjet me Serbinë

Von Der Leyen takon Kurtin në Athinë, i kërkon t’i kthehet dialogut dhe t’i zbatojë marrëveshjet me Serbinë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është takuar në Athinë me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

Në këtë takim, zyrtarja e lartë e BE-së i ka kërkuar Kurtit angazhim për de-përshkallëzim të situatës në Veri të Kosovës.

Po ashtu i ka kërkuar kreut të ekzekutivit kosovar që të riangazhohet në procesin e dialogut, si dhe të zbatojë marrëveshjet e arritura në mes Kosovës dhe Serbisë.

‘Kam diskutuar me kryeministrin Albin Kurtin për të de-përshkallëzuar tensionet në veri të Kosovës, për t’u riangazhuar në dialogun e lehtësuar nga BE-ja dhe për të zbatuar marrëveshjet për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë’, ka thënë ajo.

Ursula von der Leyen deklaroi se ‘është jetike të rrëzohen barrierat në rajon dhe Ballkani Perëndimor më afër BE-së’

Për këtë takim ka shkruar në Twitter edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

“Diskutuam marrëdhëniet dypalëshe, bashkëpunimin rajonal, planin e rritjes së BE-së për BB6 dhe dialogun. Për këtë të fundit, theksova rëndësinë e zbatimit të plotë dhe të pakushtëzuar të Agrmt Bazë”, ka thënë Kurti

Kurti është në vizitë në Athinë me ftesë të homologut të tij grek, Kyriakos Mitsotakis.


Lajmi kryesor:

Mitsotakis darkë me liderët e Ballkanit në Athinë! Zelensky vizitë surprizë, mungon Rama! Von der Leyen: Të lihen pas barrierat mes rajoneve


M.Q./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen