Vonesa e anulime në fluturime, 60% e udhëtimeve me probleme nga Wizz Air, mijëra qytetarë rrugëve në 2023! ‘Air Albania’ një prej kompanive më të mira

Në Aeroportin e Tiranës përgjatë vitit 2023 janë vonuar për më shumë se 3 orë 281 fluturime dhe 60% e vonesave janë të një kompanie të vetme Wizz Air Europë. Në 161 fluturime Wizz Air, me një diferencë shumë të madhe me të tjerat, ka lënë mijëra qytetarë vitin e kaluar të presin me orë të tëra për të marrë avionin, për të udhëtuar drejt destinacionit për ku kishin prerë biletën.

Nga shifrat e siguruara prej Report Tv nga Autoriteti i Aviacionit Civil duke qartë se kompania low-cost Wizz Air, ka performancën më të keqe, ndërsa vihet re se ndër kompanitë më të mira në treg në shërbim dhe korrektësi rezulton ‘Air Albania’ e cila nga 4748 fluturime gjithsej, ulje apo ngritje qofshin, është vonuar vetëm në 4 të tilla, duke u renditur në një prej 3 kompanive me koeficientin më të ulët të fluturimeve me vonesa, 1 për 1000. Wizz air nga ana tjetër ka probabilitetin më të keq të mundshëm, me koeficientin 26.8 fluturime me vonesa mbi 3 orë në 1000 të tilla.

Si pasojë e shtyrjes së orës së fluturimit, minimalisht vjet është pritur në Aeroportin Ndërkombëtar Nënë-Tereza 843 orë. Pra Wizz Air e cila erdhi në tregun shqiptar me synim për të sjellë cilësi, shërbim dhe korrektësi me çmim të ulët, në fakt po lë me mijëra pasagjerë në pritje pa marrë në konsideratë rëndësinë e udhëtimit, nëse është për arsye shëndetësore apo diçka tjetër emergjente.

E njëjta situatë rezulton edhe me shifrat e anulimeve të fluturimeve. Gjatë vitit të kaluar sipas Aviacionit Civil janë anuluar 90 fluturime në total, nga 50,702 fluturime të realizuara nga TIA, ndërsa më shumë se 30% e tyre janë të Wizz Air. Kompania rezulton me shërbimin më të keq teksa ka lënë pa udhëtim qytetarët në 34 fluturime me një koeficient prej 5.7 udhëtime të dështuara në 1000 të tilla. Edhe në këtë komponent kompania shqiptare ‘Air Albania’ rezulton me një performancë shumë të mirë pasi vetëm në 2.4 fluturime në 1000 të tilla ka pasur anulim.

Në total vjet për anulim të fluturimit apo për vonesë të tij janë bërë 214 ankesa nga qytetarët prej të cilëve janë kompensuar 121 pasagjerë dhe pjesa tjetër, 65 janë në proces.

Shkaqet kryesore për këto shtyrje sipas aviacionit janë vonesat e fluturimeve në aeroporte të Komunitetit Evropian apo jashtë saj, moti i keq, defektet teknike, mungesa e ekuipazhit, grevat e sindikatave në fushën e aviacionit civil dhe aktivitetet ushtarake në hapësirën Evropiane.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:00
Fluturimet e anuluara dhe të shtyra, reagimi i kompanisë Wizz Air

Lidhur me publikimin e shkrimit mbi Wizz Air në Shqiptarja.com kompania ka reaguar me deklaratën e mëposhtme:  

Deklarata e plotë

"Kemi shqyrtuar me vëmendje artikullin e publikuar në median tuaj dhe duam të paraqesim disa mospërputhje në shifra si dhe disa probleme në metodologjinë e llogaritjeve.

Ndërsa ne e pranojmë se sezoni i verës së vitit 2022 nuk i përmbushi plotësisht standardet tona, është thelbësore të theksohen përpjekjet dhe investimet e rëndësishme që kemi bërë për t’i zgjidhur këto çështje. Vitin e kaluar, kompania Wizz Air ka investuar më shumë se 100 milionë euro për të përmirësuar shërbimet e saj.

Këto investime kanë dhënë këto rezultate: Wizz Air operoi rreth 25,000 fluturime nga dhe drejt Shqipërisë gjatë periudhës janar – dhjetor 2023, një rritje e konsiderueshme prej 56% krahasuar me vitin 2022. Në të njëjtën kohë, kompania ka përmirësuar ndjeshëm edhe performancën e saj operacionale, duke e çuar përqindjen e fluturimeve të përfunduara plotësisht në 99.41%. Kompania ka përmirësuar gjithashtu edhe përqindjen e fluturimeve që kryhen në kohë me 13.5%.

Wizz Air u rendit ndër tre linjat ajrore më të mira në Evropë në vitin 2023 për fluturimet në kohë dhe për normat e ulëta të anullimeve në të gjithë rrjetin tonë. Ne dëshirojmë të theksojmë se janë pikërisht këto parametra – fluturimet në kohë dhe norma e fluturimeve të përfunduara – të cilat përdoren botërisht për të bërë vlerësimin operacional të një linje ajrore, pasi ato lejojnë krahasimin, pavarësisht se sa fluturime kryen një linjë ajrore e caktuar ose sa e madhe apo e vogël është ajo.

Për sa i përket anullimeve të fluturimeve në Shqipëri, faktorë të jashtëm si grevat e kontrollorëve të trafikut ajror dhe mbyllja e aeroporteve, të cilat janë jashtë kontrollit tonë, kanë ndikuar në operacionet tona. Megjithatë, ne mbetemi të përkushtuar për të ofruar mbështetje të shkëlqyer ndaj klientit. Wizz Air ofroi ndryshimin e biletave pa pagesë, rimbursim të plotë në formën origjinale të pagesës, ose rimbursim 120% në kredit WIZZ për të gjithë pasagjerët e prekur, që përbëjnë 0.7% të së gjithë numrit të pasagjerëve që Wizz Air ka transportuar nga dhe drejt Shqipërisë në vitin 2023.

Sigurisht, meqënëse Wizz Air është linja ajrore më e madhe në Shqipëri, ne e kuptojmë se sipas rregullit të probabilitetit, moti i keq apo grevat ndikojnë në më shumë fluturime brenda kompanisë sonë në krahasim me konkurrentët tanë. Ne i kuptojmë shqetësimet që vijnë si pasojë e vonesave apo anulimit të fluturimeve, prandaj ne vazhdojmë gjithmonë të punojmë pa u lodhur për të përmirësuar shërbimet tona dhe për të siguruar një përvojë sa më të mirë udhëtimi për të gjithë klientët tanë, ku siguria e pasagjerëve, ekuipazhit si dhe e avionëve, qëndrojnë në krye."

M.Q./SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Stela: 28/03/2024 20:25

    Pse nuk flisni per Albawings qe ka anuluar gjitha fluturimet dhe kthen leket e biletave?

    Përgjigju
  • Ben: 28/03/2024 15:10

    Eshte shume e thjeshte,ne qofte se ka shtet,hiqja licensen dhe boshllekun qe krijohet,jepja Air Albanias,dhe fuqizohet me kete ras Air Albania.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Çudira nga Kameruni, lojtarët marrin paratë në dorë para ndeshjes

VIDEO/ Çudira nga Kameruni, lojtarët marrin paratë në dorë para ndeshjes