Disa familje në Kurbin janë ngritur në protestë para bashkisë ditën e sotme, me pretendimin se prej një muaji e gjysmë nuk kanë marrë bonusin e qirasë, ndërsa tërmeti i 26 nëntorit të 2019 i ka shkatërruar shtëpitë.
Ata shprehen se kanë 6 muaj që kërkojnë takim me kryetaren e Bashkisë, Majlinda Carën, për të marrë një përgjigje në lidhje me bonusin e qirasë dhe rindërtimin e banesave të tyre, proces që shprehen se po vonon shumë. Sipas tyre, gjatë gjithë kësaj kohe janë shmangur nga kryebashkiakja dhe se askush nuk po i jep një zgjidhje.
"Ne jemi të pastrehë, shtëpitë i kemi të dëmtuara. Nuk jemi takuar me kryetaren e Bashkisë, sa herë vijmë në Bashki dhe kërkojmë takim, kryetarja është larguar në drejtim të paditur, nuk po dimë se kur do kthehet në drejtim të ditur. Kemi 6 muaj që duam t atakojmë. Ne po protestojmë se bonusi e qirasë nuk na e kanë dhënë, ndihmën ekonomike jo, se ça do bëhet me shtëpinë nuk dimë gjë. Unë banoj akoma në çadër", shprehet një banorë.
"Të na japë Bashkia bonusin e qirasë. Ne na shembur tërmeti shtëpinë dhe nuk kemi mundësi të paguajmë qiranë. Kam 3 fëmijë. Ka një muaj e gjysmë që nuk e kemi marrë dhe nuk na japin arsye. Vijmë këtu e na sorollatin, nuk dimë nga të shkojmë", thekson një tjetër.
I kontaktuar përmes telefonit për këtë çështje, Drejtori i Planifikimit Urban në Bashkinë Kurbin, Benard Pali thotë se vonesat në kalimin e bonusit të qirasë janë krijuar nga thesari, duke premtuar se problemi është drejt zgjidhjes. Ndërsa përsa i përket procesit të rindërtimit për banesat individuale do të jenë gati brenda vitit që 2022.
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
13.9%
-
Të gabuar
83%
-
Nuk e di
3%
Vota total: 2883
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Protesta e PD/ Kulluri: Pjesëmarrja për turp! Elezi: Pse nuk bllokojnë godinën e ‘narko shtetit’, po u nxijnë jetën qytetarëve?
24 Dhjetor, 18:50
-
Nesër sondazhi i fundvitit në Report Tv/ Si ndahen mandatet në 5 qarqet më të rëndësishme! Çfarë mendojnë shqiptarët për mbylljen e TikTok-ut
24 Dhjetor, 13:12
-
Protesta në kryeqytetin e Sirisë, shkak djegia e pemës së Krishtlindjes (VIDEO)
24 Dhjetor, 12:54
-
Lutfi Dervishi: Bllokim rrugësh apo hapje shtigjesh…
23 Dhjetor, 20:22
-
Kreshnik Spahiu: Kërkojnë qeveri teknike apo bashki teknike?
23 Dhjetor, 19:39
-
Dështimi i protestës së militantëve të Berishës para Ambasadës shqiptare në Londër, marrin pjesë vetëm 20 persona (VIDEO)
23 Dhjetor, 19:25
-
Protesta/ Gjekmarkaj humb ndjenjat dhe rrëzohet në tokë! Kryetari i PD: E goditën efektivët! Reagon policia: Berisha gënjen (VIDEO)
23 Dhjetor, 18:54
-
Skënder Minxhozi: Krizë trafiku dhe…TikToku, jo krizë politike
23 Dhjetor, 18:48
-
Tjetërsimi i 66 mijë m2 tokë te Rana e Hedhun, Apeli i GJKKO dyfishon dënimin për ish-kryebashkiakun Frrokaj! Do kthehet në qeli, do vuajë 2,8 vite burg (VENDIMI)
23 Dhjetor, 14:15
-
Moti i keq/ Lezha përfshihet nga rrebeshet e shiut me erëra të forta! Vështirësohet qarkullimi i mjeteve në qytet
23 Dhjetor, 12:13
-
Marrëveshja me Shqipërinë/ Meloni synon rifillimin e transferimit të emigrantëve në Gjadër! Mbledh sot qeverinë: Gjyqtarët pajtohen me ne
23 Dhjetor, 12:01
-
Protestat në Beograd kundër qeverisë, Vuçiç akuzon studentët: Po paguheni nga Perëndimi
23 Dhjetor, 08:32