Ndaj institucioneve që nuk i përgjigjen kërkesave për informacion të paraqitura nga gazetarë, shoqëri civile apo qoftë dhe qytetarë, duhet të zbatohen sanksionet ligjore. Kjo kërkesë iu drejtua Komisionerit për të Drejtën e Inofrmimit nga kryeministro Edi Rama, I cili paralajmëroi dhe përjashtimin e gazetarëve nga ndjekja penale për Shpifje
“Shumë institucione japin informacion të cunguar me gjhë të komplikuar teknike. Lajmi është si buka myket dhe nuk konsumohet më”, tha Klodiana Kapo.
“Shpesherë ky informacion nuk jepet brenda afateve ligjore apo në mënyrën e kërkuar nga ne”, tha Eglantina Bardhi.
Sanksione më të ashpra për autoritetet shtetërore që nuk zbatojnë ligjjin për të drejtën e informimit dhe nuk u kthejnë përgjigje kërkesave për informacion që bëjnë gazetarët, akademikët, qyetarët apo edhe shoqëria civile e cila e ngriti këtë shqetësim në prezencë të kryeministrit Rama gjatë konferencës së VII-të kombëtare për të drejtën e informimit.
“Ka një gjë të munguar, që është mungesa e sankisioneve për autoritet më të arta. Ligji thotë 10 ditë është koha për tu përgjigjur, ditën e 11 nëse nuk ka përgjigje ka sanksione. I kemi kërkuar ministrave të bëjnë delegimin tek sekretarët e përgjithshëm Duhen penalizuar ministrat dhe sekretarët e përgjithshëm”, tha Rama.
Për mosrespektim të afateve ligjore në kthimin e përgjigjeve foli edhe Komisioneri Besnik Dervishi.
“Unë nuk besoj tek sanksionet. Jo se ne nuk kemi vendosur sanksione. Besoj ka ardhur koha, jo se kam marrë urdhër nga kryeministri, por besoj ka ardhur koha që të aplikohen edhe sanksionet”, tha besnik Dervishi.
Që gazetarët të mos ndihen në presion për të raportuar mbi cështje me interes të lartë pubik, Rama paralajmëroi ndryshime ligjore.
“Kemi ndërmarrë një angazhim tjetër që ta dekriminalizojmë shpifjen për gazetarët. Nuk ka pasur pad për gazetarët gjithë këto vite, por me do ta bëjmë dhe këtë hap tjetër që shkon drejt relaksimit të gazetarëve në tërësi. Po këtu nuk është problem liria e shprehjes por lira e shpifjes. Shpifja dënohet penalisht por ne do të heqim aspektin penal për gazetarët”, tha Rama.
Në aspektin e transparencës institucionale, Shqipëria tha Kryeminsitri Rama është 10 pikë mbi mesataren e rajonit, duke folur përgjithsishht për një situatë pozitive në Konferencën e VII Kombëtare për të drejtën e informimit ne edhe të përfaqësuesëve të trupës diplomatike, shoqërisë civile dhe instucioneve qendrore e vendore.
Kryeministri Edi Rama tha se qeveria ka ndërmarrë hapa konkretë për të përmirësuar klimën e punës së gazetarëve dhe për të ulur presionin ligjor ndaj medias, duke theksuar se nuk ka pasur padi penale ndaj gazetarëve nga ana e qeverisë në vitet e fundit.
“Nuk dua të hyj në të thella se pastaj na thyhet gota nëse do flas unë për cfarë ka të bëjë me lirinë e shprehjes. Dua të them që ne ndërkohë ne kemi marrë dhe një angazhim tjetër që tregon të kundërtën e asaj që thuhet nga gota gjysmë bosh që ta dekriminalizojmë shpifjen për gazetarët. Nuk është se ka pasur ndonjë gazetar të goditur penalisht nga paditë e qeverisë në këto vite, as nuk ka pasur padi për gazetarët, sepse i kemi ndaluar të gjitha paditë prej shumë vitesh. Ne do ta bëjmë edhe këtë hap tjetër, një hap që shkon në drejtim të relaksimit të mëtejshëm të situatës së gazetarëve. Edhe unë nuk besoj se është liria e shprehjes, por është liria e shpifjes. Po kjo temë nuk është për këtë tryezë dhe unë nuk dua të thyej gotën tani. Shpresoj se adresova disa gjera. Ne nuk jemi në kushtet kur shprehim vullnet, por jemi në kushtet kur në mënyrë sistematike përpiqemi që vullnetin e shprehur ta materializojmë me progres.
Edhe në këtë aspekt kemi bërë progres të mjaftueshëm sipas meje për të qenë optimist, se mund të bëjmë më shumë progres, jo mjaftueshëm për të thënë se ju po kërkoni ‘qiqra në hell’ se ne kemi bërë ndonjë mrekulli. Absolutisht jo. Unë i mirëkuptoj ankesat sepse ju jetoni me këtë punë dhe nuk keni pse të jenë të kënaqur me ne. Ndërkohë ne e kemi për të detyrë të jemi të kënaqur me ju në të gjitha rastet”, tha Rama.
Ambasadori i OSBE në Tiranë, Michel Tarran, gjatë fjalës së tij në Konferencën e 7-të Ndërqeveritare për të drejtën e Informimit, vlerësoi miratimin e ligjit të ri për mbrojtjen e të dhënave vitin e shkuar si një hap të rëndësishëm përpara, duke shtuar se legjislacioni është i harmonizuar me rregulloren e të dhënave të BE.
“Dua të theksoj arritjet kryesore të bëra në mbrojtjen e të dhënave, miratimin e ligjit të ri për mbrojtjen e të dhënave në dhjetor 2024, që shënon hap përpara. Ky legjislacion tani është i harmonizuar plotësisht me rregulloren e mbrojtjes së të dhënave të BE dhe direktivat në zbatim të saj. Duke reflektuar për bashkëpunimin tonë, vërej një bashkëpunim të frytshëm midis pranisë së OSBE në Shqipëri dhe institucionit tuaj. Iniciativat tona janë përqendruar te rritja e ndërgjegjësimit dhe qasja praktika në mbrojtjen e të dhënave dhe hetimet siç janë lidhja mes të drejtave të njeriut dhe të drejtave dixhitale”, tha ai.
Ndër të tjera ai theksoi se synojbë të zhvillojnë më tepër protokollin e KLD dhe të asistojnë në hartimin e strategjisë së komunikimit për Prokurorinë e Përgjithshme.
"Këtë verë ndërmorëm dy iniciativa, njëra kishte të bënte me KLD dhe tjetra me Prokurorët e përgjithshëm. Këto dy aktivitete përmirësuan komunikimin me median dhe publikun u realizua falë përmirësimit, ushtrimeve praktike që shteruan vetëbesimin te komunikimi me median, tek përcjellja e efektshme e mesazheve.
Për më tepër, iniciativa ndihmojnë gjyqtarë dhe prokurorë të familjarizohen me ligjin për të drejtën e informimit dhe përgjegjësitë e tyre për të siguruar përputhshmëri. Kështu janë hedhur themelet për punë e vitit tjetër, ku ne synojmë të zhvillojmë më tepër protokollin e KLD dhe të asistojmë në hartimin e strategjisë së komunikimit për Prokurorinë e Përgjithshme. Prania e OSBE mbetet e angazhuar të përmirësojë qasjen e informacionit”, u shpreh ndër të tjera ambasadori.
Në përmbyllje të Javës së Integritetit 2025, u zhvillua sot Konferenca e VII Kombëtare për të Drejtën e Informimit, me temë “Agora e transparencës në kohën e integrimit”, e organizuar nga Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, në bashkëpunim me Ministrin e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin.
Gjatë fjalës së tij, Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, Besnik Dervishi, theksoi se transparenca përbën një nga shtyllat themelore të qeverisjes së mirë dhe është një element thelbësor për ndërtimin e besimit mes institucioneve dhe publikut.
“Transparenca përbën një shtyllat themelore të një qeverisje të mirë, është një e drejtë kushtetuese për shtetasit, një detyrim për zyrtarët publikë dhe një kulturë pune që nxit integritetin në çdo hallkë të administratës publike. Raporti i Komisionit Europian 2025 thekson se ligji për të drejtën e informimit është në përputhje me standardet e BE-së, por zbatimi i saj në praktikë është ende i paqendrueshëm”, tha Dervishi gjatë fjalës së tij.
Komisioneri Dervishi evidentoi si problematikë kryesore mosrespektimin e afateve ligjore për kthimin e përgjigjeve, interpretimit të gabuar të kufizimeve ligjore, por shpesh edhe për shkak të neglizhencës.
Në përfundim, Dervishi theksoi se zbatimi i drejtë i ligjit për të drejtën e informimit kërkon angazhim të përbashkët nga institucionet publike, shoqëria civile, media, bota akademike etj.
Komente












Mjerim kombetar kush eshte vartes me kete lider te tmerrshem! Faleminderit USA qe na e le ne dere
PërgjigjuPo cili minister te pyet ty o palloshi i gjate? Balluke hajdutja as te konsideron qe je aty ku je.
Përgjigju