Ministrja e Arsimit Lindita Nikolla ka reaguar për herë të parë lidhur me vonesat e pagave të pedagogëve. Gjatë një konference, Nikolla u ka kërkuar ndjesë pedagogëve për vonesën e pagës së muajit janar. 

Ndërsa ka deklaruar se Ligji i Arsimit të Lartë garanton autonominë financiare të universiteteve, në mënyrë të tillë që, çdo buxhet që mbetet në fund të vitit të trashëgohet në vitin pasardhës buxhetor. 

Unë do të përfitoj nga rasti të kërkoj një ndjesë të madhe publike të gjithë pedagogëve dhe pedagogeve por dhe administratës së universiteteve publike për vonesën e pagës së tyre, për t’iu thënë që nuk është as më shumë e as më pak por pikërisht edhe nevoja që qeveria dhe institucionet qeverisëse të bëjnë maksimalisht detyrat e tyre të shtëpisë, sepse është një axhustim i nevojshëm që vjen përmes ligjit të ri të arsimit të lartë që ofron më shumë autonomi financiare për universitetet duke vendosur që çdo buxhet që mbetet në fund të vitit të trashëgohet në vitin pasardhës buxhetor”, tha ministrja Nikolla.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com