Vonesat e pasagjerëve/ Aviacioni Civil për ‘Blue Panorama’ dhe ‘Ernest’: Pa performancë, ikni nga tregu

Tirane- Drejtori Ekzekutiv i Autoritetit të Aviacionit Civil, Krislen Keri i ftuar në studion e Report TV i dha sot përgjigje shqetësimit të mijëra pasagjerëve që përballen me vonesat e fluturimeve ajrore, kryesisht ata që zgjedhin të udhëtojnë me ‘Blue Panorama’. Sipas tij, janë dy kompani Blue Panorama dhe Ernest ato që shfaqin problemet më të mëdha në treg. Për të dyja këto Keri bëri një paralajmërim të hapur kur tha se vazhdimësia e tyre në tregun shqiptar do të varet vetëm nga performanca.

“Agjentët që kemi në Rinas mbajnë evidenca. Vazhdimësia e tyre në tregun shqiptar do jetë e bazuar në performancë, rritja subjekt i perfomancës së tyre të mëparshme”


Drejtori Ekzekutiv i Autoritetit të Aviacionit Civil, Krislen Keri

Keri deklaroi ndër të tjera se pasagjerët kanë të drejtë për pije e ushqim, strehim në rast se vonesa e tejkalon orën 00:00 por edhe një dëmshpërblim prej 250 eurosh.

"Në rast anulimi duhet të kërkojnë vendin në linjën tjetër, gjëja e dytë është t’i kërkojnë të drejtat për pije dhe ushqim falas në aeroport, kanë të drejtën të akomodohen në hotel nëse vonesa shkon më shumë se pas orës 00:00. Ne kemi agjentët tanë në aeroport që e verifikojnë këtë. Pavarësisht biletës, pasagjerët duhet të ndjekin edhe procedurat për dëmshpërblim. Kanë të drejtë të marrin 250 euro. Roli ynë është pikërisht në këtë pjesë, pasi ngjarja ndodh. Ne e kuptojmë që ka paqartësi, jemi aty për t;i ndihmuar, kemi edhe qasje për t’i parandaluar këto fenomene"


Drejtori Ekzekutiv i Autoritetit të Aviacionit Civil, Krislen Keri

Drejtori Ekzekutiv i Autoritetit të Aviacionit Civil, Krislen Keri në studion e Report Tv

Intervista e plotë

Gjatë tre muajve të fundit pothuajse përditë Report TV ka përcjellë shqetësimin e qytetarëve për vonesa të disa linja ajrore e kryesisht për kompaninë Blue Panorama. Pse është një numër kaq i madh vonesash këtë sezon e posaçërisht nga Blue Panorama? A është Blue Panoroma më problematikja apo ka edhe të tjera?

Fenomeni i vonesave të gjata është një fenomen që ka ekzistuar, nuk është i pranishëm vetëm në vendin tonë. Është e vërtetë që këtë vit ka pasur një rritje të numrit të vonesave, por ka qenë rritje absolute. Pra, do të thotë që është rritur edhe numri i fluturimeve, 18% më shumë. Dy kompanitë më problematike janë Blue Panorama dhe Ernest. Numri i fluturimeve të vonuara nga Blue Panorama këtë vit kanë qenë në nivelin 1,9% ndërsa për Ernest 6%.


Çfarë ka ndodhur nga viti në vit dhe pse ka pasur vonesa?

Arsyeja kryesore është nga prishja e avionëve, avari në tokë, kapacitetet e fluturimeve dhe arsyeja e tretë lidhe me motin e keq dhe grevat që ndodhin në destinacionet italiane. Më e rëndësishme në këto situata është informacioni që duhet të ketë qytetari shqiptar.

Kemi vëne re janë plotësuar një numër i madh formularësh ankimimi, si procedohet dhe sa përfitojnë qytetarët?

E rëndësishme është që qytetarët të informohen. Roli i autoritetit këtu është shumë i madh. Ka një udhëzim të BE që e kemi bërë edhe në legjislacionin shqiptar, udhëzim për mbrojtjen e pasagjerëve, për t’i informuar dhe ndihmuar, por ne nuk mund të garantojmë prezencën në aeroportet europiane. Është shumë e rëndësishme që qytetarët të njihen me të drejtat e tyre. Në rast anulimi duhet të kërkojnë vendin në linjën tjetër, gjëja e dytë është t’i kërkojnë të drejtat për pije dhe ushqim falas në aeroport, kanë të drejtën të akomodohen në hotel nëse vonesa shkon më shumë se pas orës 00:00. Ne kemi agjentët tanë në aeroport që e verifikojnë këtë. Pavarësisht biletës, pasagjerët duhet të ndjekin edhe procedurat për dëmshpërblim. Kanë të drejtë të marrin 250 euro. Roli ynë është pikërisht në këtë pjesë, pasi ngjarja ndodh. Ne e kuptojmë që ka paqartësi, jemi aty për t;i ndihmuar, kemi edhe qasje për t’i parandaluar këto fenomene.

Të tilla vonesa janë një fenomen shqiptar i izoluar apo europian?

Faktikisht ky është një fenomen që është i përhapur në të gjithë Europën. Jemi të papërfillshëm në krahasim me tregun Europian.

Çfarë keni bërë ju si Aviacion për ta zgjidhur situatën, cili është roli juaj ligjor? A keni mekanizma ndëshkimi për këto kompani?

Shmangia nuk parashikohet diku në ligj. Funksioni i dytë është që agjentët që kemi në Rinas mbajnë evidenca. Vazhdimësia e tyre në tregun shqiptar do jetë e bazuar në performancë, rritja subjekt i perfomancës së tyre të mëparshme.

Flitet shumë për Aeroportet e Kukësit dhe Vlorës kur do hapen?

Infrastruktura janë projekte komplekse. Të dy aeroportet kanë një zë zhvillimi. Unë jam besimplotë që shumë shpejt në terma mujorë do kemi zhvillime sa i përket aeroporteve.

Në lidhje me aeroportin e Sarandës ç’mund të themi?

Unë mund të jap një opinion se asnjë nuk është keq por duhet të jemi të kujdesshëm se këto projekte bëhen me studime fizibiliteti, palë shtetërore apo private. Janë me dhjetëra variablet që diskutohen. Prioritetet tona për momentin janë tek Kukësi dhe Vlora.

Drejtori Ekzekutiv i Autoritetit të Aviacionit Civil, Krislen Keri në studion e Report Tv, fotot Antonio Çakshiri/Shqiptarja.com

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • BEN SULA: 28/02/2019 10:32

    Shporru sketerre se po ja merr frymen AAC.

    Përgjigju
  • Petrit: 06/09/2018 11:53

    Aresyeja qe pretendon dhe artikulon ne Tv Drejtori krislen, : 1.Prishja e Avionit, 2. Avari ne toke, 3. " Kapacitetet e fluturimit ??? ( seç do te thote me kte vetem ai e di, por nje gje e di qe lexuesi eshte idjot sipas tij se nuk kupton), 4. Moti i keq, 5.Grevat, tregon se kaq poshtersisht mashtron dhe dhe pa pike turpi!!!!!... "prishje avionash"!!!!... si mundet te genjesh kaq jo profesionalisht????... Si mu det nga pikpamja e nje Enti qe duhet te garantoj siguri fluturimi si prioritet absolut e perdor per justifikim vonesash vetem e vetem qe te jete konform politikes se " fasades" pa çka se perdor terma shokues! Ky drejtor meriton ndeshkim duhet te besoni sa nuk eshte vone.Nds eshte siç tbote " prishje apo avari me kaq naivitet o NJEREZ reagoni shkoini deri ne fund ksaj interviste deri sa mos ndodhi GJEMA...S' ja vlen te komentohet me gjate me justifikimet banale..kohe e keqe, greva qesharake sikur ndodhin çdo dite?.. Boll u mashtruat o njerez nga femije te djallezuar do shprehej i Ndjeri i Nderuari Teodor Keko..

    Përgjigju
  • Qytetari: 05/09/2018 16:34

    Edhe 30 minuta me vonese te niset avjoni duhet te japi demshperblim,mbasi nuk kap avjonin e linjes tjeter,prandaj keta qe nuk jane korrekt ne orar dhe demshperblim duhet te largohen

    Përgjigju
  • redi: 05/09/2018 15:25

    Mos korrektesa e ketyre dy kompanive ,ne sherbim te qytetareve duhej shoqeruar me ndalim te aktivitetit , por paralajmerimi i drejtorit eshte tregues i korrupsionit shtetror . Rama per Shqiperine qe duam , duhet te shkarkonte kete karafil drejtir dhe te udhezonte , largimin e Blu Panorames nga tregu shqiptar per tallje me qytetaret dhe efekt negativ ne sferen e turuzmit

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Presidentja Osmani: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi prioritet strategjik për Kosovën

Presidentja Osmani: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi prioritet strategjik për Kosovën