Kaos në aeroportin e Rinasit, 'Blue Panorama' vonon fluturimet drejt Italisë, pasagjerët denoncojnë në Report Tv

Kaos në aeroportin e Rinasit, 'Blue Panorama' vonon fluturimet drejt Italisë, pasagjerët denoncojnë në Report Tv

Pasagjerë në aeroportin e Rinasit (Foto arkiv)

Pa kaluar 24 orë nga braktisja e pasagjerëve në dy aeroporte të Italisë, Malpensa dhe Bergamo, kompania ajrore "Blue Panorama" e ka bërë një gjë të tillë edhe sot në aeroportin e Rinasit.

Qytetarët kanë denoncuar në Report Tv se, fluturimi nga Malpensa në drejtim të Tiranës ishte planifikuar për në orën 09:40 por është shtyrë për në 15:47, po ashtu udhëtimi nga Tirana në drejtim të Veronës i planifikuar për në orën 12:00 është shtyrë për në 18:30. Vonesa ka edhe udhëtimi nga Tirana për në Milano, ku nisja ishte në orën 06:30, por është shtyrë për në 21:45. Qytetarët të indinjuar i thanë Report Tv se për të treja këto raste nuk janë njoftuar paraprakisht dhe nuk iu është dhënë as arsyeja e vonesave.

Dy fluturime janë shtyrë pa asnjë shkak dhe pa njoftuar pasagjerët, të cilët presin prej orës 10:50 të paradites së sotme, në pritje të nisjes së fluturimit në drejtim të Italisë. Janë vetë qytetarët të cilët kanë denoncuar në redaksinë e Report Tv vonesat e shkaktuara nga kompania italiane. Linja e parë e shtyrë ka qenë ajo Rinas-Bolonja e planifikuar për t'u nisur në orën 10:50 minuta. Edhe fluturimi në drejtim të aeroportit të Malpsena-s në Milano i orës 11:10, gjithashtu është shtyrë pa paralajmërim. 

Me rreth dy fluturimet e 'Blue Panorama' nga Rinasi që janë shtyrë

Edhe dje kompania ajrore italiane "Blue Panorama" la për disa orë në aeroportet e Bergamos dhe Malpensa-s dhjetëra pasagjerë, pasi shtyri pa asnjë paralajmërim fluturimet në drejtim të aeroportit "Nënë Tereza". Mes pasagjerëve kishte të moshuar, fëmijë por edhe të sëmurë.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Gjikondi: Ja taktika e çiftit Meta-Kryemadhi për të shpëtuar pronat e vendosura në mënyrë të paligjshme dhe pse administrata ‘Trump’ nuk do t’i heqë ‘non-gratën’ Berishës

Gjikondi: Ja taktika e çiftit Meta-Kryemadhi për të shpëtuar pronat e vendosura në mënyrë të paligjshme dhe pse administrata ‘Trump’ nuk do t’i heqë ‘non-gratën’ Berishës