Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, i shoqëruar edhe nga kryetari i Bashkisë Elbasan, Qazim Sejdini, ka zhvilluar ditën e sotme një takim me banorët e fshatit Broshkës, lidhur me shqetësimin e ngritur nga këta banorë për sa i përket ndërtimit të urës në lumin Shkumbin.
Kjo urë bën të mundur lidhjen e këtij fshati me pjesën tjetër të Njësisë Administrative dhe me aksin nacional Elbasan- Peqin, por edhe pse ura ka nisur para një viti, ajo ende nuk është përfunduar, duke kaluar çdo afat të vendosur.
“Jemi shumë të shqetësuar për punimet e deritanishme të kompanisë dhe ky është një rast i cili nga qeveria jonë do të adresohet për të ndryshuar tërësisht mënyrën e lidhjes së kontratave, për mënyrën e tenderimit të objekteve të rëndësishme, sepse çdo objekt e ka një afat dhe tejkalimi i këtij afati është në dëm, qoftë të cilësisë së punimeve, sepse nuk mund të bësh një këmbë ure sot dhe një pas 6 muajsh dhe sa të bëhet këmba e fundit, e para është rrëzuar”, është shprehur Balla.
Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, ka shtuar se qeveria ka marrë të gjitha të garancitë e nevojshme nga kompani e cila ka marrë projektin për ndërtimin e urës, duke thënë se 31 tetori do të jetë afati i fundit për dorëzimin e projektit.
Gjithashtu edhe kreu i Bashkisë së Elbasanit, Qazim Sejdini, tha se në këtë zonë janë edhe dy ura të tjera, të cilat priten të përfundojnë së shpejti.
Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO