TIRANE - Një pikë skrapi është grabitur me armë mesditën e sotme nga persona ende të paidentifikuar. Ngjatja ka ndodhur në rrugën dytësore Marikaj-Vorë, ku persona të maskuar dhe të armatosur kanë hyrë në pikën e skrapit dhe përmes kërcënimeve kanë grabitur 300 mijë lekë të reja.

Mësohet se pas grabitjes ata janë larguar me makinë. Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të identitetit të grabitësve si dhe arrestimit të tyre. Për këtë bëhet e ditur se janë ngritur postblloqe për kapjen e grabitësve, ndërsa 6 grupe të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë, janë vënë në kërkim të makinës, e cila dyshohet edhe se mund të jetë djegur. 

Kjo është hera e dytë që kjo pikë skrapi grabitet brenda pak muajsh ku në 3 qershor të po këtij viti, dy persona të armatosur dhe të maskuar grabitën rreth 12 milionë lekë të reja.

grabitje
(Në foto: Pika e skrapit në Vorë, e grabitur mesditën e sotme)

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)