VORË- Një 30-vjeçar është arrestuar mesditën e sotme, pasi qarkullonte me armë në qytet.

Bëhet fjalë për të riun, Ergest Hoxha. 30-vjeçari ishte dënuar më parë me 6 vite burg, ekstraduar nga Kroacia për “Trafikim i narkotikëve” si dhe proceduar për “Plagosje e rëndë me dashje”.  Armën e kishte fshehur në çantën e tij të dorës, ku iu gjet dhe një krehër me 7 fishekë.

Mbi Hoxhën rëndon akuza për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak".

Pistoleta e sekuestruar nga policia dhe Ergest Hoxha