Voshtina sjell muzikalin ‘Callas and Onassis’ në Teatrin e Operës dhe Baletit

Voshtina sjell muzikalin ‘Callas and Onassis’ në Teatrin e Operës dhe Baletit

Muzikali i filmit “Callas and Onassis" do të vijë në Shqipëri, pikërisht në 100-vjetorin e lindjes së sopranos greke, Maria Callas, falë bashkëpunimit të Teatrit të Operës dhe Baletit (TKOB) të Shqipërisë me atë të Operës së Varnës.

Këtë e ka bërë të ditur vetë drejtoresha e Përgjithshme e TKOB-së, Abigeila Voshtina, nëpërmjet një postimi në median sociale, ku e cilëson si “një surprizë të bukur për miqtë e artit”

“Shënjuam fillimin e një rruge të gjatë ndërveprimi me Teatrin e Operës së Varnës”, shkruan ajo, “duke nënshkruar marrëveshjen e bashkëpunimit për muzikalin ‘Callas and Onassis’, me drejtoreshën e Teatrit të Varnes, Daniela Dimova”.

Nëpërmjet këtij memorandumi, teatrot e dy vendeve do të kenë mundësinë të shkëmbejnë mes tyre artistë e regjisorë të ndryshëm, si dhe dirigjentë të korit, të përfshirë në aktivitetet e Kalendarit Artistik 2023.

Një ndër objektivat e TKOB-së, sipas Voshtinës, është edhe “vënia në skenën shqiptare të produksionit të përmasave të mëdha "AIDA" me regji të Franko Zeffirelli”, për të cilën e ka vlerësuar mbështetjen e drejtoreshës Dimova, si “të paçmueshme”!

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?