Voskopojë zbarkojnë kampionët e
rinj të boksit, premtojnë medalje

Voskopojë zbarkojnë kampionët e<br />rinj të boksit, premtojnë medalje
KORCE- Pas seancës stërvitore të zhvilluar në Lezhë, boksierët e ekipit të sport klub “Tiranës” janë mbledhur në Voskopojë të Korçës ku po zhvillojnë një stërvitje 20-ditore, duke u përgatitur për sfidat e radhës që ata i presin.
 
Falë mbështetjes të dhënë nga dashamirësi i këtij sporti ish-donatori i ekipit të futbollit të “Vllaznisë” të Shkodrës, Florent Kalivopulli, i cili ka mundësuar akomodimin e tyre, boksierët po zhvillojnë një stërvitje intensive me nga dy seanca në ditë.
 
Kjo fazë intensive përgatitore i paraprin startit të kampionatit Evropian të Boksit që do të zhvillohet në muajin tetor në Kroaci, teksa boksierët kanë pretendime për medalje.

“Pretendojmë dhe shpresojmë që të arrijmë sërish sukses të tillë, ti afrohemi përsëri medaljes me Jurgenin. Po ashtu edhe me çunat të tjerë që janë të rritur pretendojmë të dalim sa më mirë në kampionatin kombëtarë dhe të fitojmë kampionatin kombëtarë për të rritur”, tha Sead Bushati, trajner i Boksit “Tirana”.
 
Me këtë stërvitje intensive që po kryen, boksieri medalist Jurgen Uldedaj shpreh bindjen se trofetë nuk do të mungojnë edhe në arenën ndërkombëtare.

“Rezultatet që u dhanë në kampionatin botërorë ishin si rrjedhojë e stërvitjes së madhe që kemi bërë. Po ashtu do vazhdojmë stërvitjen falë trajnerit Esat Bushatit, ka një kontribut shumë të madh tek ne. Shpresojmë që të dalim edhe tek europiani me rezultate sa më të mira”, tha boksieri Jurgen Uldedaj.
 
Në ekipin e “Tiranës” bëjnë pjesë boksierët më të mirë në vendin tonë të cilët me arritjet e tyre i kanë sjellë Shqipërisë disa medalje.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria çel negociatat për kapitullin e parë, integrohemi brenda 2030?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Qeveria dhe opozita të bëjnë pakt për kërkesat e BE, jo pazar për lista apo amnisti penale

Spahiu: Qeveria dhe opozita të bëjnë pakt për kërkesat e BE, jo pazar për lista apo amnisti penale