Voskopoja zhvillon turizmin
familjar, projekte ambicioze

Voskopoja zhvillon turizmin <br />familjar, projekte ambicioze
KORÇE - Bukurisë së natyrës, mikëpritjes si dhe arkitekturës së vjetër, tashmë në Voskopojë po i shtohet dhe zhvillimi i turizmit familjar, duke e rindërtuar këtë pikë turistike nga fillimi, por këtë herë nga vetë voskopojarët. Shumë banorë të Voskopojës, të larguar, prej vitesh në emigracion, janë kthyer me projekte ambicioze, duke i investuar të ardhurat e tyre, në hoteleri, në restorante si dhe lokale të ndryshme, në mbështetje të traditës, por dhe ideve perëndimore.

Vëllezërit  Fidani janë shembull i atyre emigrantëve, të cilët, pas dy bizneseve në qytetin e Korçës, kanë investuar edhe në një biznes të ri në Voskopojë. Sikurse, pohon njëri prej tyre në këtë restorant, janë fokusuar të gjitha të ardhurat e emigracionit, duke synuar mbi të gjitha, vetëpunësimin, përballë situatës së vështirë që po përjeton vëndi.

Ndërkohë edhe shumë familje të tjera në fshatin turistik të Voskopojës, kanë investuar në drejtim të turizmit familjar. Dëshira e Anton Fallos, pinjollit të familjes së Dhimitër e Dhori Fallos, për të ndërtuar një hotel restorant dinjitoz, po bëhet realitet. Në godinën gati të përfunduar dhe të destinuar në hotel, është ndërthurrur tradita me modernen.

Deri më sot në Voskopojë janë ndërtuar afro 70 vila të reja, ndërkohë që lokalt, restorantet motelet dhe hotelet arrijnë në 20. Me këto ndërtime, Voskopoja po merr një pamje krejt të re, të ushqyer nga vetë voskopojarët.

Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Çfare prisni nga sesioni i ri parlamentar?



×

Lajmi i fundit

U dënua për blerje votash, Gjykata e Fierit liron me kusht Fredi Belerin! I kishin mbetur edhe 6 javë për të bërë

U dënua për blerje votash, Gjykata e Fierit liron me kusht Fredi Belerin! I kishin mbetur edhe 6 javë për të bërë