TIRANË- Kjo e shtunë nuk ishte një ditë pushimi në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Me firmosjen e 11 majit si datë zgjedhjesh, gjërat ecin me shpejtësi. Komisioni Rregullator u mblodh për të miratuar rregullat se si dhe kush do t’i numërojë votat e emigrantëve, por akti i propozuar nga Ilirjan Celibashi shkaktoi debate.
Sipas dokumentit, zarfet e votave nga jashtë vendit do të vlerësohen nga një komision i ngritur nga KQZ dhe do të numërohen po nga njerëz të caktuar nga Komisioni.
Partitë politike, vetëm ato parlamentare, do të kenë të drejtë të kenë vëzhgues në këto tryeza. Nëse vëzhguesit kanë vërejtje për numëruesit e caktuar nga KQZ, ata kanë të drejtë të kërkojnë zëvendësimin e tij, por këtë të drejtë mund ta ushtrojnë vetëm një herë.
Anëtarët e Komisionit Rregullator ngritën pikëpyetje për aktin.
Anëtari i Komisionit Rregullator, Muharrem Çakaj: Çfarë mendimi kanë partitë për këtë?
Anëtarja e Komisionit Rregullator, Helga Vukaj: Të vijë këtu Celibashi. Duam të dimë mendimin e partive.
Mbledhja u shty me 5 ditë, ndërsa Kodi Zgjedhor përcakton se KQZ nuk do të numërojë asnjë votë që hyn në Shqipëri pas orës 19:00 të datës 11 maj 2025, kohë kur këtu mbyllet votimi.
SI.E./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
18 Janar, 08:40
A duhen bërë publik emrat e politikaneve që kanë përdorur Sky Ecc?
-
Po
88.5%
-
Jo
6.7%
-
Nuk e di
4.8%
Vota total: 2048
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Vota e Diasporës, 30 mijë aplikime në një javë! KQZ refuzon 1 në 3 persona, emigrantët nuk po paraqesin dokumente për adresën
18 Janar, 15:40
-
Eduard Zaloshnja: Nga 1.8 milionë zgjedhës në emigracion, vetëm 240 mijë ndoshta do të votojnë
18 Janar, 12:47
-
Ambasadori shqiptar do të shkojë tek ceremonia e inaugurimit të Trump! KQZ i jep OK: Ka ftesën e Shtëpisë së Bardhë
18 Janar, 12:22
-
Vota e diasporës/ Rama replikon me komentuesit: Mos i qaj hallin kalorësit, 3 arsyet pse emigrantët do votojnë
18 Janar, 10:59
-
Debate në KQZ për diasporën, PD: Rama po përdor ambasadat për fushatë! PS: Edhe ju keni hapur zyrë në Londër
17 Janar, 17:22
-
Zgjedhjet/ Rama thirrje diasporës: Regjistrohuni të votoni! E dini kush ua ngriti kokën e ulur në Greqi, Itali e gjetkë
17 Janar, 16:10
-
Zgjedhjet e 11 Majit/ Aleanca Shehi-Alibeaj-Basha! Kreu i LZHK-së konfirmon negociatat mes 3 grupimeve: Brenda muajit e bëjmë zyrtare! (VIDEO)
17 Janar, 15:16
-
Akuzat për manipulim votash, Leka për Report TV: PD ka instaluar vjedhjen e zgjedhjeve në parti! Sondazhet? Më të përçarë se kurrë, opozita me Berishën s’vjen në pushtet
17 Janar, 14:04
-
Çollaku kundër Berishës: Meta s’duhet të jetë në listën e sigurt të PD, bashkimi me PL s’ka prodhuar kurrë sukses
16 Janar, 22:00
-
Vangjel Dule i kërkon Berishës Vlorën: Influenca më e madhe, koalicioni me PD, bazuar në realitetet lokale
16 Janar, 21:27
-
Sondazhi në 'Frontline', PS merr mandatin e katërt me më shumë se 50% të votave! Rama lideri më i pëlqyer, diaspora e preferon më shumë se zgjedhësit këtu
16 Janar, 21:06
-
Të rinjtë në politikë, Nikola Kedhi: Qeverisja e Ramës më e keqja, Basha çoi PD vetëm në humbje! Kullolli: Zgjedhjet e 11 majit janë pikë kyçe për integrimin
16 Janar, 19:18
Nuk eshte e drejte qe vetem partite ne Kuvend te kene verzhgues gjate numerimit.Duhet qe partite apo grupimet e tjera jashte Kuvendit te kene mundesi te kene verzhgues te zgjedhur ne baze grupi te disa partive,ose te koalicioneve.Por verzhgues duhet te kene te gjithe subjektet qe kane emrin ne fleten e votimit,po keshtu duhet nje verzhgues per te perfaqesuar te gjithe te pavarurit.
Përgjigju