Në fillim të muajit prill, KQZ do të nisë në diasporë zarfet me fletën e votimit për shqiptarët që jetojnë jashtë atdheut, përmes një poste të shpejtë që gjurmon vendndodhjen e zarfit.
Komisioni demonstroi këtë të enjte si do të jenë realisht zarfet e votës jashtë vendit duke bërë edhe shpjegimet e duhura për zgjedhësit.
Votuesit në asnjë rast nuk duhet të bëjnë shënime mbi zarfet e votës, por vetëm duhet të votojnë në fletë. Po ashtu, nëpër zarfe nuk duhet të futet asgjë tjetër, veç fletës dhe zarfeve mbështjellës sipas shpjegimit.

Komisioni do të parapaguajë postën, kështu që emigrantët nuk do të paguajnë asgjë për këtë proces. KQZ akoma nuk e ka zgjedhur kompaninë postare që do të bëjë transportin e fletës së votimit, por procesi parashikon që zarfi zgjedhor t’i dorëzohet personalisht në dorë vetëm votuesit.
Komente


1-Adresen e derguesit kush do ta shkruaj ne zarfin e jashtem? 2-Adresen e marresit b kush do ta shkruaj ne zarfin e jashtem? 3-Pullen e pageses se postes kush do ta vendos ne zarfin e jashtem?
Përgjigju