Vota e diasporës/ Fleta e votimit u shkon në 2 zarfe! Shifrat e regjistrimit, ‘miratohen’ për rreth 55 mijë emigrantë

Në adresën e shënuar prej tyre, fleta e votimit ku do të hedhin për herë të parë votën në distancë për parlamentin e ri, emigrantëve do t’u shkojë e mbyllur në dy zarfe.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve miratoi vendimin, ndërsa sqaroi se në njërin prej zarfeve ku do të vendoset fleta e plotësuar e votimit nga emigrantët, nuk lejohet asnjë shënim. Tjetri, që KQZ e quan zarfi i jashtëm do të shërbejë për të futur zarfin e parë, brenda së cilit ndodhet vota e emigrantit.

KQZ do të kujdeset që brenda zarfeve të vendosë edhe një manual që do t’i ndihmojë emigrantët të mos gabojnë në plotësimin e fletës së votimit.

Diaspora ka nisur prej 11 janarit regjistrimin në platformën e dedikuar për ta PER.  Deri më tani, kanë paraqitur kërkesën për t’u regjistruar më shumë se 90 mijë emigrantë, nga të cilat janë miratuar rreth 55 mijë e 800 kërkesa. Por ky proces po shoqërohet edhe me gabime në shënimin e dokumentacionit nga emigrantët, gjë që ka çuar në refuzimin e 1/3 së kërkesave.

S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 29 Janar, 13:14

    Strategjia e SPAK për parandalimin e krimit elektoral, a do ketë sukses?



×

Lajmi i fundit

Udhëhoqi operacionin ushtarak për rrëzimin e Bashar al-Assad, Ahmed Al-Shaara bëhet president i përkohshëm i Sirisë

Udhëhoqi operacionin ushtarak për rrëzimin e Bashar al-Assad, Ahmed Al-Shaara bëhet president i përkohshëm i Sirisë