Ambasada e SHBA, ditën e sotme ka njoftuar ngrirjen e fondeve për institucionet shqiptare, mes tyre dhe SPAK.
Lidhur më këtë vendim të ambasadës, deputeti i PS Petro Koçi, i ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin ‘Studio Live’, në Report Tv me gazetarin Arbër Hitaj, u shpreh se fondet e SPAK varen nga buxheti i shtetit.
Sipas tij, kjo është ngrirje është bërë pas urdhërit të Donald Trump, pasi do të bëhet një rishikim dhe nuk përfshihet vetëm Shqipëria.
![](https://shqiptarja.com/template/img/NO_ALFA_Kuadrate%20shqiptarja.png)
‘Fondet e SPAK varen nga buxheti i shtetit shqiptar dhe këto fonde nuk janë ndërprerë për SPAK në mënyrë të veçantë, por është urdhër me përfshirje globale, që u dha urdhër nga Trump për 90 ditë për të bërë një lloj rishikimi. Nuk është se ka lidhje me Shqipërinë në mënyrë të veçantë’, tha ai.
Lidhur me dosjen e 21 janarit që po hetohet nga SPAK, Koçi tha se Berisha është përgjegjësi kryesor për prishjen e provave. Sipas tij, audio përgjimi që ka njëra prej familjeve të viktimave është një provë shumë e fortë.
‘Berisha mban përgjegjësi për prishjen e provave dhe një nga ato ishte regjistrimi kamrave të brendshme në kryeministri. Dëshmitarët kryesor janë ende dhe procesi hetimor i kryer nga prokuroria u pengua haptasi nga qeveria në atë kohë, kur s’u lejua që zinxhiri i gardës të kalonte nën hetim. Procesi nuk shkojë kurrë lart, nuk është pyetur ish- ministri i Brendshëm, ish- presidenti dhe as ish- kryeministri. Fati i madh është vendimi i gjykatës së Strasburgut që tha që është krim shtetëror dhe tha që duhet të fillojnë hetimet. Pastaj është audio përgjimi që ka familja e njërit prej dëshmorëve dhe të 4 personat janë vrarë jashtë perimetrit të kryeministrisë. Vrasjet kanë ndodhur kur nuk ka pasur përplasje dhe lotësjellësi është përdorur për të provokuar protestuesit. Janë deklaratat e Berishës që thoshte çadra pistoletë, ai duhet të mbajë përgjegjësi për ato që ka thënë’, tha ai.
Sa i takon ngritjes së strukturës hetimore të posaçme për krimet zgjedhore nga SPAK, Koçi tha se duhet edhe një koordinim i mirë me policinë dhe me prokuroritë në vend.
‘Kjo kërkon një bashkëpunim të mirë edhe me policinë e shtetit dhe me prokuroritë. Kjo që po bënë SPAK është një presion për çdo njeri që guxon që të shkel ligjin’, tha ai.
Për avokatin Edmond Petraj, dosja e 21 janarit është një dosje e vështirë, pasi provat janë prishur.
‘Dosja e 21 janarit është shumë e vështirë sepse ka kaluar shumë kohë dhe prishja e provave ishte kur grupi hetimor vajti në terren, atje u hoqën kangjellat tek kryeministria. Do ti jepja notën 10 SPAK-ut nëse do të arrinte që të përfundonte këtë dosje’, tha ai.
Ai u shpreh kundër ngritjes së strukturës hetimore të posaçme për krimet zgjedhore nga SPAK. Sipas tij, s’mund të jetë SPAK që të hetojë krimet në zgjedhje, por KQZ.
S.B/Shqiptarja.com‘Duhet që për pjesën e krimeve zgjedhore KQZ të ketë tagrin e parë, ca do dal nga ato hetime aty, mund ti drejtohen më pas SPAK. Nuk ka sens që SPAK të vejë të rrijë si xhelat që të hetojë krimet në zgjedhje sepse i bie reputacioni. Hetimet bëhen nga KQZ dhe ca del nga hetimet e KQZ kalojnë tek SPAK’, tha ai.
Komente
![](https://shqiptarja.com/template/img/antipiracynote.jpg)
![](https://www.shqiptarja.com/template/img/sh_logo1.png)