Të gjithë votuesit shqiptarë që jetojnë në diasporë dhe janë regjistruar për të votuar me postë, duhet të kujdesen që gjatë muajit prill të jenë në shtëpi. Kjo pasi, zarfi zgjedhor nuk do të lihet në kutitë postare ku zakonisht qytetarët e huaj marrin fatura po dokumente të tjera.
Kjo pako do të duhet të dorëzohet personalisht tek votuesi, dhe jo tek ndonjë familjar tjetër apo i njohur i tij.
Për ta bërë këtë, korrieri do të trokasë në adresën që emigranti ka deklaruar në KQZ. Nëse nuk e gjen herën e parë, do të vijë në një orar tjetër, ditë tjetër për herë të dytë, dhe së fundmi për një herë të tretë. Nëse asnjëherë nuk e gjen personalisht votuesin, zarfi i tij do të kthehet në Shqipëri.
Në momentin kur korrieri e gjen zgjedhësin në adresën e deklaruar, do t’i kërkojë një mjet identifikimi, dhe pasi të sigurohet që është ai, do t’i dorëzojë zarfin zgjedhor në këmbim të firmës.
Për mënyrën se si duhet të plotësojnë korrekt fletën e votimit dhe si do ta dërgojnë mbrapsht atë do të sqarohen nëpërmjet udhëzuesit që do t'ju shkojë bashkë me zarfin me fletën e votimit.
Posta e kthimit për në KQZ është e paguar. Zarfin i kthimit mbrapsht do t'ju shkojë gjithashtu bashkë me zarfin me fletën e votimit.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është duke punuar për paketimin dhe shpërndarjen e dokumentacionit zgjedhor që do dërgohet në adresën e deklaruar nga votuesit nga diaspora në PER.
Data kur do të nisë shpërndarja të zarfeve me dokumentacionin zgjedhor pritet të jetë në 8 prill. Procesi i dërgimit, po më pas grumbullimi dhe numërimi i votës së diasporës, do të bëhet në Parkun Olimpik, Feti Borova.
KQZ i kërkoi policisë që nga 1 prilli deri më 20 maj, ky ambient të ruhet me forca sigurie për këtë qëllim.
S.G/SI.E./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
30 Mars, 00:06
Programi i PS, a ju duken të realizueshme objektivat ekonomikë?
-
Po
66.7%
-
Jo
27.4%
-
Nuk e di
5.9%
Vota total: 1120
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Spahiu: PD t’i thotë shqiptarëve pse refuzoi numërimin elektronik, por vendosi me komisionerë? Forcat e mëdha s'e shkrijnë dot SPAK-un
31 Mars, 22:55
-
Zgjedhjet/ Pëllumbi: Objektivi i PS mandati i katërt, kemi BE në krah! Qori: Nëse zgjidhem deputet, s’do jem kryetar i partisë! Kraja: Mungon demokracia! Jupi: PS-PD janë bashkë, të ikin
31 Mars, 21:44
-
Spahiu: Partitë e reja kanë avantazh votën e emigrantëve, arrestimet e SPAK dhe rrjetet sociale! Ky sistem elektoral, më i keqi në histori!
31 Mars, 21:23
-
‘Mafia dhe narkoshteti prenë pyjet e zaptuan tokat!’ Berisha dhe dhëndri online, prezantojnë programin e Mjedisit të PD: Taulant Ballës i del emri në Librazhd!
31 Mars, 20:04
-
Ngjela për Report Tv: Berisha punoi edhe për Lindjen e Mesme, do zbulohet! S’vjen dot në pushtet si ‘non grata’, pa ikur ai PD nuk fiton kurrë! Lacivita rrogtar, Rama të sigurt fitoren
31 Mars, 18:53
-
Zgjedhjet/ Elezi: Pas 11 majit këta do bëhen bashkë kundër SPAK, politika komandohet nga Rama dhe Berisha! Hoxha: Partitë e reja të ishin bashkuar, humbën shansin
31 Mars, 18:20
-
VIDEO/‘Paskan dhe një pyetje tjetër këtu, o Rame…!’ Basha s'i 'shqitet' kryeministrit nga Peza: Vijshe nganjëherë këtu përpara, ti e di se ça bëje...!
31 Mars, 17:52
-
Diaspora/ Emigrantët që nuk gjejnë emrin në listat e zgjedhësve, të drejtë ankimi deri më 11 prill në platformën e KLGJ! Gjykata i shqyrton brenda 48 orëve
31 Mars, 16:54
-
Frrok Çupi: Dikush e vodhi, por kush? Gazidede apo Gazibardhi?
31 Mars, 15:19
-
Kandidatja e Fierit ironizon sërish Bardhin nga mitingu i Athinës: Kam ardhur t'ju flas për ty, do të tregojnë vendin në 11 Maj
31 Mars, 15:07
-
Mërtiri për Report Tv: Berisha është bashkuar me ‘opozitën e kërpëratave’, bëri lista që askush mos t’i kërkojë dorëheqje
31 Mars, 13:27
-
'Varfëria dhe korrupsioni mund të mposhten', Basha në Njësinë 5: Programi ynë, për një Shqipëri më të drejtë dhe me mundësi për të gjithë
31 Mars, 12:40
Punoj ne sherbimin postar amerikan prej 18 vitesh ketu ne Los Angeles. Duhet te vije me “register mail” ose rekomande sepse eshte e vetmja mundesi e sigurte. N.q.s postieri nuk e gjen heren e pare votuesin ai e skanon barcode dhe leshon nje slip qe te imformoje qytetarin qe nje perpjekje u be per te derguar. Qytetari me ate slip ose flete shkon tek Posta lokale kur adresa e tij ben pjese dhe e terheq fleten e votimit. Duhet patjeter te kete nje dokument identifikimi. Dhe mbasi e ploteson e dergon tek cdo poste USPS.
PërgjigjuMirëdita duhet t'a sjellin me rekomande ,ose korrieri te kete numrin e cel Do kaloje ,trokasi , therrasi etj jan kot .vetem rekomande
Përgjigju