Bashkëkryetar i komisionit të reformës zgjedhore, Damian Gjiknuri, me anë të një reagimi në rrjetet sociale sjell në vëmendje çështjen e votës së emigrantëve, për të cilën sipas tij nuk është folur sa duhet dhe ka mbetur jashtë vëmendjes. Sipas Gjiknurit vota e emigrantëve është një premtin i PS-së dhe shpreson që të bëhet e mendur që në zgjedhjet e ardhshme. Për këtë sipas Gjiknurit do të mbështet në të gjithë mënyrat KQZ-ja.
"Ligji i ri Zgjedhor i hap rrugën aplikimit të votës së emigrantëve
Të dashur miq,
Kam ndjekur me vëmendje reagimet publike rreth çështjes së votës së emigrantëve. Fatkeqësisht, retorika politike rreth dy-tre çështjeve të tjera të reformës e la jashtë vëmendjes së medias trajtimin e zgjidhjes ligjore që është dakordësuar për votën e emigrantëve. Kjo mungesë vëmendjeje u la hapësirë spekulimeve.
Gjej rastin që të ju sqaroj,
Po! Vota e emigrantëve është premtim dhe angazhim i marrë nga Partia Socialiste për tu adresuar. Me kërkesën e PS kjo temë u përfshi në axhendën e punës së reformës zgjedhore. Në Ligjin e ri Zgjedhor është përcaktuar udhërrëfyesi që do të mundësojë zbatimin e votës së emigrantëve. Në vend që të hartonim dispozita të detajuara në ligj që më pas do të ishin të pazbatueshme dhe do të dështonin, me këshillën e ekspertëve ne zgjodhëm ti japim detyrën Komisionit Qendror të Zgjedhjeve si organi i posaçëm teknik që me Akt Normativ dhe rregulla të posaçme të mundësojë aplikimin e votës në distancë e cila do të shpërndahet sipas qarqeve përkatëse në llogaritjen përfundimtare të rezultatit zgjedhor në Shqipëri.
Ky është një detyrim i ri ligjor për KQZ që nuk e ka patur më parë. Shpresoj që miratimi sa më shpejt i Ligjit të ri Zgjedhor ti mundësojë këtij institucioni të kryejë të gjithë fazat e përgatitjes së infrastrukturës, për ta bërë të mundshëm aplikimin e votës së emigrantëve që në zgjedhjet e ardhshme.
Gjej rastin të ftoj të gjithë mekanizmat dhe organizatat e diasporës të bashkëpunojnë me Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për të kontribuar bashkarikisht në përcaktimin e teknikaliteteve dhe infrastrukturës më të përshtatshme.
Gjithashtu, qeveria shqiptare është e angazhuar maksimalisht për ti ofruar KQZ-së të gjithë bazën e të dhënave, njohuritë dhe mbështetjen e nevojshme financiare për ta kryer me sukses këtë detyrim ligjor.
Ne jemi të vendosur ti shkojmë deri në fund këtij procesi për tu mundësuar të gjithë emigrantëve shqiptarë të drejtën e shprehjes me votë në zgjedhje parlamentare,"-shkruan Gjiknuri.
Na i futët edhe kësaj radhe,ju lumtë!!! Shikohemi mbas 4 vitesh tani... Nejse po mos harroni se çfarë do mbjellësh atë do korrësh thotë populli prandaj pa merak aty e keni mbas qafe, do vij edhe dita jonë...ju jeni muter s'jeni burra shteti,te pangopur e keni mendjen vetëm për të vjedhur.. Turpi ju mbulofte
PërgjigjuE pa shpjegueshme MASHTRIMI I Ed Rames per votat e emigranteve EMIGRANTET NDIHEMN TE DESKRIMINUAR NE SHQIPERI PA DREJTE VOTE OBJEKT I VJEDHJEVE ME VJEDHJE PRONE SHUME SHPEJT MBAS NORMALIZIMIT TE SITUATES ME COVIT EMIGRANTET NE AMERIKE DO ORGANIZOJNE NJE PROTESTE PERPARA SELISE O K B NE MANHATAN 43 st me 1 ave KU DO PROTESTOHET PER INSTALIMIN E DIKTATURES DHE DESKRIMINIMIN E EMIGRANTEVE
PërgjigjuCa thua ore Albanian emigrant? Shiko ore terrzine aty ku je dhe mos bej kot sikur di se ca behet me Shwiperi dhe demek di ndihmosh ti ne perpjekjet kunder qeverise etj etj. Nuk jeni ne terezi nga trute duket.