Vota e të verbërve në rrezik
manipulimi, s'ka kushte votimi

Vota e të verbërve në rrezik<br />manipulimi, s'ka kushte votimi
TIRANE - 10 mijë votat e të verbërve vihen në pikëpytje për procesin e votimit, kjo pas moskrijimit të kushteve që ka përcaktuar ligji për votimin e kësaj kategorie dhe tashmë votimin e tyre me shoqërues. Ditën e dielë, kur dhe do të mbahen zgjedhjet, të verbrit do të votojnë të shoqëruar, ku ndonëse familjarë të tyre, mund të ndodhe që vullneti i tyre për të votuar të lirë nuk do të realizohet.

Kjo për faktin se KQZ nuk mundësoi dot që të përfundonte prodhimin e shabllonëve sipas sistemit Brail, me anë të të cilëve do të mund të votonin të verbërit këtë vit, pa patur nevojë për shoqërues. Pikërisht prania e shoqëruesit vë në pikëpyetje vullnetin e lirë të votës, që sipas ligjit duhet të jetë e fshehtë.

Megjithatë, kryetari i shoqatës së të verbërve në Shqipëri Sinan Tafaj deklaron se kjo kategori do të marë pjesë në votime edhe pse është shkelur ligji bazë i zgjedhjeve, Kodi Zgjedhor për garantimin e votës së lirë dhe të fshehtë.

“Qartazi, do të shkelen parimet bazë të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë dhe të legjislacionit ndërkombëtar, ku vota është vetjake, e fshehtë, e drejtëpërdrejtë dhe e barabartë.

Kodi ynë Zgjedhor parashikon në nenin 108, pika 8 që KQZ-ja, në përputhje me procedurat dhe afatet e shpërndarjes së materialeve zgjedhore, pajis komisionet e këtyre qendrave të votimit me mjete të posaçme votimi, të cilat lejojnë zgjedhësit që të lexojnë ose të kuptojnë fletën e votimit dhe të votojnë në mënyrë të pavarur.

Kodi ynë Zgjedhor bazuar në nenin 108 të tij, lejon votimin përmes asistentit të zgjedhur nga vetë personi me aftësi të kufizuara, por kjo kur e kërkon vetë personi me aftësi të kufizuara dhe si një zgjidhje dytësore për personin, dhe vetëm me qëllim asistimin”, shprehet Tafaj.

Sipas tij kjo është një shkelje e hapur e detyrimit për të pajisur me fletë të posaçme të verbërit që do të votojnë, duke i mohuar të drejtën e zgjedhjes së alternativës të votimit dhe votimit të pavarur dhe të drejtëpërdrejtë.

Pas premtimit të kryetares së KQZ pak muaj më parë, rreth 10 mijë persona të verbër me të drejtë vote janë trajnuar, për të votuar me këta shabllonë, në bazë të një projekti të OSBE-së dhe ambasadës gjermane. Ky projekt që ishte plaifikuar për prodhimin e fletëve të votimit të posaçme për të votuar të verbrit kushtoi plot 100 mijë euro.

Gjithësesi Tafaj shpjegon se për paraplegjiket dhe tetraplegjikët është mundësuar ndërtimi i rampave apo vendosja e qendrave të votimit në katet e para dhe po kështu personat me vështirësi dëgjimi kanë patur mundësi të mësojnë për mënyrën e votimit nëpërmjet komunikimit me shenja realizuar në spote televizive.

KATEGORITË E TJERA QË U RREZIKOHET VOTA

Në gjithë vnedin përveç të verbërve llogariten rreth 100 mijë persona që u rrezikohet vota. Bëhet fjalë për rreth 15 mijë persona të ngujuar, 61 mijë persona invalidët e Punës, 5850 persona tetra e paraplegjikët, 10 mijë persona të verbërit, 39 mijë persona shurdh-memecët si dhe rreth 1500 perosna që janë të sëmurë në ambiente spitalore.

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 22.06.2013
 
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës