Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim i janë drejtuar me një letër kreut të kuvendit, Gramoz Ruçi, ku shprehin shqetësimin për mos konsultimin e ministrit të Jashtëm, Ditmir Bushati, me pushtetin ligjvënës, lidhur me çështjet e rëndësishme që kanë të bëjnë me politikën e jashtme.

Dy partitë opozitare, PD dhe LSI, marrin shkasë nga vota e Shqipërisë kundër SHBA për njohjen e Jeruzalemit si kryeqytet të Izraelit, duke e cilësuar këtë një sulm të padrejtë dhe të padobishëm ndaj partnerit strategjik SHBA.

PD i bën thirrje Kuvendit të distancohet menjëherë nga qëndrime të tilla të papranueshme dhe të kërkojë nga qeveria marrjen e hapave të nevojshëm për rregullimin e kësaj situate. 

d.c./shqiptarja.com