Vota në OKB, PD kërkoi mocion
debati, Ruçi: Seanca në 8 shkurt

Vota në OKB, PD kërkoi mocion<br />debati, Ruçi: Seanca në 8 shkurt<br>
Kuvendi i Shqipërisë do zhvillojë në tetë shkurt një seancë mocion debati për votën e Shqipërisë në OKB, prop rezolutës së Egjiptit dhe kundër propozimit të SHBA për të njohur Jeruzalemin kryeqytet të Izraelit. 

Ishte kërkesa e Partisë Demokratike për të debatuar në Kuvend mbi këtë qëndrim të Tiranës zyrtare. Pas depozitimit të kësaj kërkese, kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi thirri këtë të martë Konferencën e Kryetarëve ku u vendos që seanca e mocionit të zhvillohet te enjten e 8 shkurtit. 

Vota e Shqipërisë në OKB, e cila shkoi pro rezolutës së propozuar nga Egjipti u interpretua nga opozita në Shqipëri si votë kundër SHBA-së. Megjithatë, marrëdhëniet mes dy vendeve, siç është shprehur kryeministri Edi Rama dhe ministri i Jashtëm, Bushati nuk cenohen nga ky qëndrim. Vetë presidenti Trump dhe ambasadorja e SHBA në OKB, Haley u shprehën se do mbajnë shënim vendet që votuan kundër Jeruzalemit. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit