Votat fantazmë për kreun e ri të
FSHF,Idrizi:Duka po vjedh votat

Votat fantazmë për kreun e ri të<br />FSHF,Idrizi:Duka po vjedh votat<br /><br>
Pas publikimit të lajmit se nga 66 anëtarë të Asamblesë së FSHF-së që janë me të drejtë vote, 8 janë shoqata rajonale të futbollit amator që nuk figurojnë të regjistruara në gjykatë, pra janë shoqata fantazmë, të cilat njihen vetëm nga FSHF-ja por jo nga organet e shtetit shqiptar ka reaguar ashpër administratori i ekipit të futbollit të Flamurtarit, Sinan Idrizi.

Ai akuzon për këtë FSHF, ndërsa thotë se nuk është e aftë të realizojë zgjedhjet. Idrizi thotë ne nje interviste telefonike per Report TV se Duka nuk ka moral që të rikandidojë për një mandat të pestë në krye të FSHF, ndërsa shton se herët ose vonë Shqipëria nuk do të jetë në dorë të kontrabandistëve.

Komiteti Ekzekutiv i Federatës Shqiptare të Futbollit vendosi më datë 6 janar të thërrasë Asamblenë e Përgjithshme të Zakonshme Zgjedhore, e cila do të mblidhet më 7 shkurt në Durrës. Deri tani kandidati i vetëm është Duka, ndërsa pritet nëse Bashkim Fino që është përfolur kohët e fundit do ta sfidojë.

Intervista me Sinan Idrizin
Si e shikoni procesin e zgjedhjeve?
Pas fakteve të publikuara, kur shoqata fantazmë kanë të drejtën e votës kam idenë se nuk flitet më për zgjedhje.

Si gjykoni se jemi përballë një skandali?
Po sigurisht. Flasim për njerëz inekzistentë. Zgjedhjet janë gjëja e fundit të mendohet. Jam i shokur. N/kryetari i FSHF, Libohova thotë se nuk e di për këtë gjë. Ai që e organizon këtë thotë se nuk e di, por si duhet të hyjmë ne në zgjedhje, kur 8 apo 10 nga këta janë fantazim. Është shumë e rëndë. Kjo është qartë, vjedhje votash. Këta njollosin. Libohova thotë nuk e di dhe ky është skandali i dytë. Nuk kemi se cfarë të flasim më...

Kush është pas këtyre shoqatave?
Ju thoni gjurmët unë po them ja ujku, nuk ka dyshime

A duhet që Duka të rikandidojë sërish?
Do të jetë njeriu i fundit që të ketë të drejtën morale. Nuk ka pse të fshihet pas suksesit të kombëtares. Ai i ka dhënë jetë falsifikimit të madh të vjedhjes së votave. Ky është zotëria, nuk kemi më se cfarë të flasim. Vetëm sot kam marrë 26 sms nga miq, administratorë të shqetësuar

Si do të veproni?
Do të rikërkojmë atë që na kërkon. Kjo asamble nuk është e aftë të organizojë zgjedhjet. Si mund ti besojmë ne kësaj asambleje?

Keni një apel?
Apeli është shumë i thjeshtë, herët ose vonë Shqipëria nuk do të jetë në dorë të kontrabandistëve

d.b/shqiptarja.com

 

 

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Nga Pëllumb Gjoka, tek Kasandër Noga dhe Gjergj Cukali, ja 51 emrat e plotë të operacionit të SPAK-ut

Nga Pëllumb Gjoka, tek Kasandër Noga dhe Gjergj Cukali, ja 51 emrat e plotë të operacionit të SPAK-ut