Votat në kuti të gabuara
Gjonçaj: S`do jetë si 2011

Votat në kuti të gabuara<br />Gjonçaj: S`do jetë si 2011
TIRANE - KQZ pritet të diskutojë sot lidhur me projektvendimin për miratimin e dokumentacionit dhe kutisë së posaçme që do të përdoren për numërimin e votave të hedhura gabim, për zgjedhjet për Kuvend dhe për Kryetar Bashkie/Komune, në ZAZ-të nr.17, 19, 30 dhe 81, të datës 23 Qershor 2013".

I kontaktuar nga gazeta Shqiptarja.com, përfaqësuesi ligjor i PS në KQZ, Genci Gjonçaj tha se “në zgjedhjet për Kuvend nuk mund të ketë probleme si në 2011, ku në çdo qendër votimi kishte nga 4 kuti dhe ndodhi dhe ngatërresa me fletët e hedhura në kutitë e gabuara.

Këto zgjedhje do të ketë vetëm nga një kuti votimi, ku do të hidhen votat, më përjashtim të 4 njësive vendore ku do të mbahen zgjedhjet vendore. Edhe në këto fletët do të kenë ngjyrë tjetër, kështu që eleminohet rikthimi i 2011”, tha Gjonçaj.

Sot pritet që shqyrtohet dhe rradha e numërimit të votave në ZAZ-të nr.17, nr.19, nr.30 dhe nr.81, miratimi i vëzhguesve të Fondacionit Banka e Ideve, për vëzhgimin e zgjedhjeve të Kuvendit, të datës 23 Qershor 2013".për zgjedhjet e datës 23 Qershor 2013".

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print0 11.06.2013
 
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Vlorë/ Makina plagos të miturin në Lungomare

Vlorë/ Makina plagos të miturin në Lungomare