Votat për Ruçin,PD: Kush shet
votën jashtë grupit parlamenta

Votat për Ruçin,PD: Kush shet<br />votën jashtë grupit parlamenta
Përfundon mbledhja e grupit të PD-së me dyer të mbyllura ku u diskutua për rrjedhjen e votave në zgjedhjen e Gramoz Ruçit si kryetar kuvendi.

Mësohet se mbledhja është përfshirë nga debati dhe tone kritikuese nga Basha dhe Berisha ndaj deputetëve. 

Basha u ka drejtuar kritika të forta Grida Dumës dhe Ervin Salianjit për daljet publike, të cilët një ditë më parë, menjëherë pas votimit të Ruçit u shprehën se maxhoranca manipuloi rezultatin e votimit. Pretendim ky i cili është konsideruar i papranueshëm nga ish-kryetari demokrat, Sali Berisha.

Por, vetë kreu i PD-së Lulzim Basha u shpreh se PD dënon rrjedhjen e 2 votave në seancë, duke e konsideruar të papranueshme dhe se vendimi i grupit është për t'u respektuar në unanimitet.

Po ashtu kryedemokrati u shpreh se PD dënon edhe manipulimin e PS dhe përpjekjen për blerjen e deputetëve të PD në këtë proces votimi.

Salianji ‘kryqëzohet’ nga Basha e Berisha 
Mësohet se edhe ish kreu i PD Sali Berisha i cili doli i pari nga mbledhja dënoni votimin e djeshëm të Gramoz Rucit duke u shprehur se ishte e pafalshme dhe se doli kokëulur nga Kuvendi.

Burime bëjnë me dije se Berisha ka patur debat të forta me sekretarin e grupit parlamentar të PD Ervin Salianji i cili i qëndronte idesë se votimi ishte manipuluar nga komisioni i numërimit të votave.

“Sa dolëm nga Parlamenti Ervin, lajmet thoshin se Ruçi u zgjodh me votat e PD-së. Rama tha të njëjtën gjë. Edhe t’ja tregosh votat një për një, prapë nuk bind. Ti thua gjëra të tjera pa kuptim. Kemi përgjegjësi ndaj njerëzve. Nuk bindim se ata manipuluan në votim se ishte live. Kërkoni komision hetimor dhe merr votat po ke dyshim, por ishim live, mos hidhni ujë në hava. Duhet të mbyllet më një dënim të këtij akti. Me një qëndrim të kryesisë së grupit që të bëjë një qëndrim të qartë. Ta dënojmë dhe të marrim masa. Mos të fshihemi pa asnjë kuptim”, është shprehur Berisha.

Salianji: Unë bindem vete

Berisha: Asnjë nga ju pa mbledhje grupi nuk mund të prononcohenit. Grupi është grup. Të pranoj unë se je ti i bindur për gabim s'e pranoj. Unë kam bindjen që aty është tradhëti. Nuk ngushëlloj mbështetësit me një mashtrim. Kush del në emër të grupit, merr miratimin e grupit nuk del vete. Këta nuk kanë të drejtë të bëjnë deklarata në emër të grupit. Me vjen keq Ervin po këtu sjam dakord. Kjo qe thua ti nuk ka ndodhur në 27 vjet, manipulimi i komisionit. Ndërkohë që kjo qe themi ne, shitblerja e deputeteve ka ndodhur. Ky ka hyre ne parlament rishtar dhe nuk di. Ne 27 vjet ka 50 raste shitje. Kurse kjo e jotja nuk ka ndodhur kurrë.

Por Ervin Salianji është kryqëzuar edhe nga kryedemokrati Basha.Mësohet se teksa Salianji ka bërë përpjekje për të argumentuar qëndrimin e tij se komisioni manipuloi zgjedhjet në Kuvend, ai është ndërprerë disa herë nga Basha i cili përveçse e ka kritikuar i ka kërkuar të mos flasë në media për çështje që kanë të bëjnë me grupin parlamentar.

Partia Demokratike thirri këtë të dielë një mbledhje urgjente të grupit parlamentar, një ditë pasi asaj i rodhën 2 vota gjatë votimit të kandidaturës së Gramoz Ruçit për kryetar Kuvendi.

Ruçi mori 74 votat e PS, 3 të PDIU, një të PSD, Tom Doshi dhe 2 vota nga PD, duke shkaktuar tronditje te e djathta.

PD: Kush shet votën nuk ka vend në grupin parlamentar
Vetëm pak minuta pas përfundimit të mbledhjes së grupit parlamentar të Partisë Demokratike, në një njoftim për mediat kjo e fundit bën me dijse se dënon me ashpërsi atë cfarë ndodhi dje me votën e opozitës në Kuvend. Në njoftim ndër të tjerë bëhet me dije se kush e shet votën nuk do të ketë vend në grupin parlamentar.

“Erdhi si rezultat i manipulimit apo blerjes së votes, kjo do të shqyrtohet me prioritet absolut. Një gjë është e qartë pa asnjë ekuivok: kush shet votën nuk do të ketë vend në grupin tonë parlamentar.

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike vlerëson se ky skenar i qëllimshëm u vu në veprim për të hequr vëmendjen e opinionit nga emërimi prej Edi Ramës në krye të Kuvendit i Gramoz Rucit, simbol i të kaluarës së përgjakur të diktaturës komuniste dhe i lidhjeve kriminale dhe trafiqeve të drogës, për të cilën arsye është përjashtuar përherë nga hyrja në SHBA",
 thuhet në njoftimin për mediat

Me sa duket kjo çështje nuk mbyllet këtu. PD-në e kanë pllakosur ethet për të gjetur se kush ishin dy tradhëtarët brenda grupit në atë votim për Gramoz Ruçin.

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit