Votëbesimi pas humbjes/ Berisha ka blinduar Këshillin Kombëtar me dhëndrin e tij, shokët e Shkëlzenit, krahun e Gërdecit dhe Lazaratit 

Votëbesimi pas humbjes/ Berisha ka blinduar Këshillin Kombëtar me dhëndrin e tij, shokët e Shkëlzenit, krahun e Gërdecit dhe Lazaratit 

Familja Berisha

Sali Berisha ka sinjalizuar se do të zbatojë detyrimin statutor pas humbjes shkatërrimtare në zgjedhjet lokale të 14 majit, duke iu nënshtruar një votëbesimi në Këshillin Kombëtar të Foltores apo Rithemelimit. Pika 9 e nenit 46 të statutit të Foltores, miratuar në Kuvendin Kombëtar të 11 dhjetorit 2021 në stadiumin ‘Air Albania’, parashikon që kryetari i partisë, pas humbjes së zgjedhjeve vendore, duhet të votëbesohet në Këshillin Kombëtar. Dhe që të konsiderohet i votëbesuar Sali Berisha duhet të marrë jo më pas se 70 % të votave të anëtarëve të Këshillit Kombëtar që marrin pjesë në votim.

Pavarësisht kushtit të 70 % të votave, votëbesimi i Sali Berishës duket se do të jetë një proces formal, pasi Berisha kontrollon Këshillin Kombëtar të Rithemelimit, i cili ka një përbërje tjerë nga Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike zyrtare, tashmë pa një kryetar partie. Pasi shkarkoi Bashën dhe mori PD-në në dhjetor të vitit 2021, Berisha arriti të merrte edhe selinë e partisë si dhe të zgjidhte të besuarit e tij në Këshillin Kombëtar, edhe pse të gjitha këto veprime nuk janë njohur nga gjykata. 

Pjesë e Këshillit Kombëtar që do të votëbesojë Sali Berishën, është edhe dhëndri i tij Jamarbër Malltezi si dhe ish ministri i Drejtësisë Aldo Bumçi, i implikuar në biznesin e vdekjes në Gërdec, për llogari të Shkëlzen Berishës. Pjesë e Këshillit është edhe Gazmir Spahia, administrator i medias së Familjes Berisha, i njohur edhe si shok i Shkëlzen Berishën. Spahia ka qenë drejtor i Tatimeve kur Berisha ishte në pushtet. 

Për fatin e Berishës ka të drejtë të votojë Dasho Alikon, i proceduar nga policia në vitin 2014 si bashkëpunëtor i bandës së hashashit në Lazarat, bandë e cila bëri rezistencë të armatosur. Pjesë e Këshillit janë edhe Adriana Kalaja dhe Robert Budina të ‘kauzës’ së teatrit, si ish truproja i Berishës, Arben Ibro. Ky i fundit ka qenë edhe i SHIK-ut në kohën e Gazidedes, ku është lakuar si implikuar në zhdukjen e Remzi Hoxhës. Ibro u shpërblye më vonë nga Berisha, duke u emëruar drejtor i OST-së dhe i Doganës së Durrësit. 

Pjesë e Këshillit Kombëtar të Rithemelimit janë gjithashtu Dorian Teliti, Klevis Balliu, Albina Deda, Apollon Baçe, Arben Ristani, Ardian Turku, Bedri Hoxha, Besart Xhaferri, Bledi Kasmi, Bujar Kapexhiu, Çlirim Gjata, Eno Bozdo, Floriana Garo, Florion Mima, Gazmend Dibra, Genc Pollo, Gent Strazimiri, Ilir Alimehmeti, Ivi Kaso, Julian Deda, Mal Berisha, Suzana Guxholli,. Voltana Ademi etj., që të gjithë të besuar të Berishës.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Fran Nezha: 18/05/2023 20:51

    Nuk ka votën e Çilietës se i ka hik te Rama !!!

    Përgjigju
  • Shqiperia Demokritikuese: 18/05/2023 01:36

    Bravo gazeta per foton shumengjyreshe te familjes rrezatuese e te kamur qe shume prej lexuesve e lakmojne ose lakojne, por ne fund te fundit e durojne ndonese duan ta drunojne. Tuj kene lexues injorant, fjalet e kuptimin e shkrimit e marr me mend sapo shoh kete foto brilante te kesaj familje pikante. Mendoj qe kuvendi ose ndonje institucion i rendesishem duket ti konservoje. Ti konservoje sa jane te fresket per perjetesine demokratikitikuese ose argetuese. Edhe dicka tjeter, ne se autori do te beje dicka te mire, ai duhet te kerkoje me te njejten miresjellje te shkrimit tu kerkoje pozuesve te vene autografet e tyre ne secilen prej mbulesave te tavolines dhe pastaj ti vere ne ankand, dhe shuma e mbledhur teperdoret per ti blere nje pale mustaqe udheheqesit historik, dhe nje nje kemishe te kuqe prodhuar ne Gerdec per pronarin e tv Occhio. Flm.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë